Një maskë fytyre për në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e dimë se hidratimi i fytyrës është shumë i rëndësishëm pasi një fytyrë jo e hidratuar ndihmon në krijimin e rrudhave. Kremrat hidratues në treg janë të shumtë por një maskë në kushte shtëpie është shumë herë më e sigurtë se një krem, përbërësit e të cilët mund të mos jenë 100% natyralë.

Përbërësit që ju duhen për maskën: 1/2 avokado, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 dorë tërshërë.

Duket si një mëngjes i bukur për t`u fotografuar, nga ata që shohim në Instagram, por në fakt këta përbërës funksionojnë shumë mirë për lëkurën e fytyrës tuaj. Mjalti është një hidratues shumë i mirë, si dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Tërshëra është shumë e mirë për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën e acaruar.

Përzieni mjaltin dhe tërshërën me gjysmë avokadoje (vetitë e së cilës njihen shumë mirë) të bërë pure, nëse nuk ju ndodhet avokadoja, zëvendësojeni me 3 lugë gjelle qumësht. Lëreni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Lëkurën do ta ndjeni më të butë dhe më të hidratuar./Fjala.al

Të fundit

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli...

Njerëzit më inteligjentë kanë lindur nën këto tre shenja të zodiakut

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Kanada, mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve, 25 mijë hektarë në flakë

Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në perëndimin kanadez, ku qindra zjarre shpërthyen dje, pasi sezoni i zjarreve, i cili...

Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ja kur pritet të mbahet sërish

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit. Shkak mësohet se është bërë mos marrja e të gjitha materialeve për...

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili, po të vijojë po kështu,...

Lajme të tjera

Web TV