“Anti-shpifja”, Rama replikon me Bushatin në distancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rama në fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvend pasi foli për sitatën e tërmetit ka thumbuar Ditmir Bushatin i cili e ka kritikuar paketën anti-shpifje duke thënë se qeveria po nxiton me miratimin e saj dhe se nuk janë reflektuar kërkesat e Këshillit të Evropës.

“Nuk po ju flas për familjen time, as për nënën tim, as për vajzën tonë, as për djalin tim, as për prindërit e Ditmir Bushatit, as për familjarët e atyre që janë pas meje, as për familjarët e taulant ballës, dhe të askujt tjetër mes nesh. Po flas për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thënë të drejtën e tyre”, tha Rama.

Kryeministri nuk ka harruar të përmendë të gjitha shtetet të cilat parashikojnë shpifjen dhe fyerjen si vepër penale.

“-20 shtete, Austria, Belgjika, Gjermania, Greqia, Polonia, etj… parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale që dënohet me burg. 5 shtete, Qipro, Anglia, Rumania, nuk e parashtrojnë si vepër penale por e rregullojnë me legjislacionin dhe Anglia e ka me gjobë 200 mijë stërlina. Së treti, tre shtete e parashtrojnë si sanksion me gjobë jo burgim shpifjen. Legjislacioni më i ashpër në BE është ai i Gjermanisë. Kodi Penal i Gjermanisë parashikon 11 vepra penale për fyerjen e shpifjen dhe është vendi ku ka më pak shpifje e fyerje. Përgjegjësia civile rregullohet sipas modeleve të vendeve që kanë një ligj të veçantë, që nga Kosova, Maqedonia, etj.”, -u shpreh ai.

Të fundit

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e...

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Lajme të tjera

Web TV