Dëmet nga tërmeti, Gjermania 4 milionë euro ndihma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria gjermane do të mbështesë rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit, me një grant prej 4 milionë eurosh.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë informoi qeverinë shqiptare se Berlini do të mbështesë rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit me grante në shumën e 4 milionë eurove. Grantet do të akordohen nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Me paratë e dhuruara nga qeveria gjermane do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë.
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf u shpreh: “Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitetin e jetës së përditshme.“
Në tërmetin e 26 nëntorit humbën jetën 51 persona në Durrës, Thumanë dhe Tiranë. Tragjedia e tërmetit nxori në pah frymën e solidaritetit nga shumë organizata, shtete dhe individë. Shtetet fqinje dhe jo vetëm ofruan ndihmë teknike për shpëtimin e personave të mbetura në rrënoja dhe përcaktimin e dëmeve të ndërtesave pas tërmetit. Presidenti turk Erdogan premtoi ndërtimin e rreth 500 apartamenteve për personat e mbetur të pastrehë.
Miliona euro ndihma u ofruan për rindërtimin e ndërtesave të shembura dhe akomodimin e mijëra personave. Kryeministri Rama ka deklaruar se raporti përfundimtar për dëmet e shkaktuara nga tërmeti do të jetë gati në muajin janar. Gjithashtu kreu i qeverisë ka njoftuar se në muajin ardhshëm do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve. Kryeministri Rama ka premtuar se në verën e vitit 2020 të gjithë personat e mbetur të pastrehë në qytete do të jenë në shtëpitë e tyre të reja.

Të fundit

Shuma marramendëse që Mariah Carey fiton falë “All I Want For Christmas Is You”

Që nga publikimi i “All I Want For Christmas Is You” në vitin 1994, Mariah Carey është bërë sinonim...

FSHF dënon ashpër dy klubet më të titulluara, Dinamo dhe Tirana pa merkato për tre sezone

FSHF ka bllokuar merkaton për tre sesione dy klubeve më të titulluara në Shqipëri, Tiranës dhe Dinamos. Vendimet: FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve...

Vladimir Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia duhet të kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më herët dhe të ishte më e përgatitur për...

Tirana festive/ Reuters publikon imazhin e sheshit ‘Skënderbej’

Atmosfera festive në sheshin ‘ Skënderbej’ ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Agjensia e lajmeve Reuters publikoi në rrjetin social ‘Instagram’ një foto të kapur nga droni...

Patronazhistët/ Balla: Edhe Trump i përdori për të fituar zgjedhjet

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se patronazhistët e Partisë Socialiste do të jenë prezentë edhe në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV