Meta kërcënon Kuvendin, do të shkojë në Komisionin e Venecias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit, bënë me dije përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se kreu i shtetit Meta, gjithashtu do ti drejtohet Komisionit të Venecias në lidhjet me shkeljet e kushtetueses në procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Blushit ky proces përmbante shumë shkelje duke filluar nga zgjedhja e bërë pa garë, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë: “Nuk mund të frenojmë askënd, e aq më pak Kuvendin e Shqipërisë, të kërkojë këshilla miqësore apo të kundërshtojë në Komisionin e Venecias, Dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për emërimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese në plotësim të vakancës së tij.
Shteti Shqiptar ka një marrëdhënie të konsoliduar me Komisionin e Venecias dhe institucionet që vendosin t’i drejtohen këtij organi këshillimor, duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë objektivisht dhe jo për përdorim politik.

Megjithatë nëse Kuvendi, do të vijojë me rrugën e zgjedhur dhe vërtet dëshiron të shterojë objektivisht këtë çështje, Presidenti i Republikës bën me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.”

Kështu, Komisioni Hetimor zgjeroi planin hetimor duke futur dhe dekretin e Metës për Marsida Xhaferllarin si anëtare të Kushtetueses, ndërkohë Meta i kundërpërgjigjet duke e çuar po për këtë çështje, por për veprimin që bëri Kuvendi duke zgjedhur dy kandidatë radhazi nga dy listat. Meta e cilësoi si kriminal veprimin e KED për të çuar dy lista njëherësh te Presidenti dhe te Kuvendi, duke mos mbajtur radhën e veprimit si dhe kallëzoi penalisht kreun e këtij institucioni Ardian Dvorani./Fjala.al

Të fundit

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo...

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor dhe me shumë mundësi do...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Lajme të tjera

Web TV