Protesta/ Vetëvendosje: Të largohet krimineli Vuçiç!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja Vetëvendosje po proteston kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç duke e cilësuar atë si një kriminel lufte.

Sipas Vetëvendosjes, Shqipëria nuk mund të pranojë një kriminel lufte për vizitë që vjen të pozojë si bamirës me bekimin e kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet “Turp! Jashtë nga Shqipëria”, protestuesit kanë theksuar se minishengeni i shërben vetëm Serbisë dhe askujt tjetër.

Dhe në këtë rast Edi Rama po bëhet palët me kriminelët e luftës dhe po anashkalon krejt Kosovën.Aktivistët e shumtë të mbledhur te lulishtja në krah të Presidencës, kanë kërkuar largimin e presidentit Vuçiç. Ndërsa e kanë cilësuar Ramën një tradhtar të kombit shqiptar.

Për të menaxhuar protestën në rrugë ndodhen edhe forca të shumta policore, të cilat fillimisht janë përplasur me protestuesit, teksa i kanë spostuar këta të fundit nga trotuari përballë hotel “Rogner”, aty ku Rama po zhvillon takimin e parë me Vuçiç dhe Zaev.

Të fundit

Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira, emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec

Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën...

Vrasja e dezertorëve, Stalini shpall Urdhrin nr. 227: “Asnjë hap pas!”

28 korrik 1942 – Lufta e Dytë Botërore: Nga Leonard Veizi Filmi “Enemy at the Gates”, - ku interpreton aktori i famshëm britanik Xhud Lo,...

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po i pengon...

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për...

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i...

Lajme të tjera

Web TV