NASA pëson dështimin e saj më të tmerrshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NASA ka përjetuar një dështim të madh. Kjo ndodhi pasi kapsula Boeing e cila ishte planifikuar për transportuar astronautët në Sistemin Ndërkombëtar Hapësinor të mos arrijë të testohej me sukses.

Ky eksperiment ishte arritur me sukses nga kompania SpaceX. Fakti që SpaceX e arriti të finalizonte me sukses të njëjtin mision e bën më të tmerrshëm dhe famëkeq dështimin e NASA-s.

Ku shkoi reputacioni i NASA-s?

Ndoshta krijuesi i SpaceX, Elon Musk është duke festuar me të dashurat e tij 30 vite më të vogla se vetja për këtë dështim të NASA-s. Po kujt do ja merrte mendja se SpaceX do e linte NASA-n me gisht në gojë? Nuk e di çfarë mund të ketë më keq se kaq për NASA por me siguri kjo ngjarje do shënohet në histori.

Kapsula  Starliner, e cila u dërgua bosh në hapësirë ​​këtë të Premte, do të duhet të kthehet në Tokë brenda 48 orësh dhe nuk do të përmbushë objektivin e saj për t’u bashkuar me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.  Ishte pikërisht një anomali kompjuterike që bëri të dështonte misioni.

Për shkak të kësaj anomalie, anija kishte kohë ndryshe nga koha aktuale duke bërë që kapsula të konsumonte më shumë karburant sesa pritej për të mbajtur kontrollin. Kjo e bëri të pamundur takimin me Stacionin Hapësinor. Inxhinierët e Boeing e vendosën anijen në një orbitë të re.

/Fjala.al

Të fundit

Siria rinis bisedimet me Izraelin pas 25 vitesh

Pas më shumë se dy dekadash, Siria konfirmon kontaktet me Izraelin për herë të parë, duke shënuar një moment...

Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në...

SHBA dhe Evropa, plane ushtarake për të mbështetur negociatat në Ukrainë

SHBA-të dhe një sërë vendesh evropiane kanë njoftuar zhvillimin e planeve të veprimit ushtarak që synojnë, sipas Perëndimit, të mbështesin bisedimet për zgjidhjen e...

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi...

Videoja e vulosi, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit

Qytetari denoncoi me një video policin e Pikës Kufitare të Qaafë Thanës, Drejtoria e Policisë Korçë e pezullon nga detyra. Lajmi u konfirmua ditën e...

Lajme të tjera

Web TV