Stres dhe depresion nga mostretja? Kjo kurë natyrale ju shpëton…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë gjithmonë e më të shumtë nëpër botë, sidomos në Perëndim, personat që vuajnë nga tretja e keqe e stomakut dhe kanë probleme jo vetëm me jashtëqitjen por edhe me stresin. Ky problem që po sjell gjithmonë e më shumë pacientë në dyert e mjekëve.

Ai ka lidhje kryesisht me kequshqyerjen, por shoqërohet me jo pak shqetësime të tjera si shëndetësore, ashtu dhe psikike, te personat që vuajnë.

Pikërisht shtimi i rasteve të njerëzve të sëmurë nga stomaku dhe nëjkohësisht nga depresioni, ka shtyrë shkencëtarët të vëzhgojnë me kujdes për një lidhje mes trurit dhe stomakut.

Studime të shumta shkencore kanë vënë re se, njerëzit që vuajnë nga depresioni, preken më shumë nga konstipacioni, diarea e probleme të tjera.

Sipas ekspertëve, truri dhe stomaku janë të lidhura ngushtë me njëri tjetrin. Ura e komunikimit mes tyre, bëhet nëpërmjet nervit më të gjatë në trup. Jo pa shkas, stomaku njihet si truri i dytë në organizëm. Çdo emocion ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tretës.

Ushqimet e shpejta dhe depresioni

Ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyrna ndryshojnë ose tjetërsojnë aktivitetin kimik të trurit. Kësisoj njeriu bëhet më i varur ndaj shijes së këtyre ushqimeve. Mjekët këshillojnë që njerëzit të kenë kujdes me alkoolin i cili gjithashtu nxit depresionin.

Sipas tyre, njerëzit duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me selenium, një mineral që pakëson depresionin dhe përmirëson humorin.

Seleniumi gjendet tek drithërat e plota, arrat dhe peshqit. Këto të fundit janë të pasur me acide yndyrore Omega-3 të cilat mbrojnë qelizat nervore të trurit.

Aktiviteti fizik është gjithashtu një pjesë thelbësorë e shëndetit të trurit, bashkë me probiotikët të cilët përmirësojnë shëndetin e stomakut dhe të mendjes bashkë.

Lexo edhe :  Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Shëndeti i stomakut

Siç ndodh me të gjitha problemet që prekin stomakun, shpesh kura nuk qëndron tek medikamentet. Janë ndryshimet në regjimin ushqimor që bëjnë diferencën.

Sipas ekspertëve, një regjim i shëndetshëm ushqimor ka ndikim jo vetëm tek stomaku por edhe në shërimin e depresionit. Një regjim i shëndetshëm përbëhet nga fruta, perime, peshk dhe drithëra të plota.

Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme e bën njeriun të ndihet më mirë. Kjo sepse zorrët janë ndër prodhuesit kryesorë të serotoninës, hormoni që të bën të ndihesh mirë, prania e të cilit regjistrohet edhe në tru./Përgatiti: Fjala.al/Burimi: AgroWeb/

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV