U s’kualifikuan nga finalja: Këngëtarët flasin për vendimin e jurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fill pas njoftimit të jurisë për 12 finalistët e “Festivalit të Këngës”, disa prej të skualifikuarve reaguan në rrjete sociale përsa i përket vendimit. Kanita, Renis Gjoka, Devis Xherahu, Aldo Bardho dhe Nadia & Genc Tukiçi nuk janë prononcuar, ndryshe nga artistë të tjerë si Kastro Zizo apo Wendi Mancaku.

Kastro Zizo falenderoi bashkëpunëtorët dhe u shpreh se “finalja është thjesht statistikë”.

Falenderoj secilin prej jush që tingujt dhe tekstin e këngës ‘Asaj’ e pëlqyet dhe e shijuat. Shpresoj të ngelet një himn për çdo nënë të larguar nga kjo botë. Ne hymë thellë në zemrat tuaja. Vlerësoni çdo moment me të dashurit tuaj, me nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, fëmijët, gratë, burrat dhe çdo gjë të shtrenjtë tuajën. Një finale në festival është thjesht statistikë, me rëndësi që dhamë dhe morëm dashuri pa fund. Suksese dhe artistëve finalistë dhe fitoftë më i miri.”

Stresi gjithashtu shkroi diçka për mungesën e këngës “Bohem” në finale.

“Ju falenderoj përzermërsisht të gjithëve që na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se të duash të tjerët. Urime të gjithë finalistëve, e meritonit. Eli Fara mos u mërzit, ne kemi publikun me vete, s’ka më finale se kjo. Mbi të gjitha ishte privilegj të punoje me ty Vera Grabocka. Artist nuk bëhesh nga një çmim, ne jemi në shpirt të tillë.”

Wendi Mancaku nuk foli në mënyrë të drejtpërdrejtë për skualifikimin, por përkrahu mendimin e një ndjekësi që shkroi se “nëse do të kishte meritokraci në vendin tonë, Wendi do të ishte fituese.”

Të fundit

Mbyllja e TikTok, gazetari: Shqipëria rreshtohet me vendet si Irani dhe Afganistani

Gazetari Osman Stafa ka analizuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri, duke e konsideruar...

Listat/ Meta shkon në Fier. Dule te Beleri, Idrizi e Mediu në Tiranë

Është në burg, por Ilir Meta po negocion nga qelia, me të njëjtën intensitet sikur ishte në liri. Por refuzimi dy herë nga Sali...

Gëzohuni ditëve të fundit me diell/ Meteorologia tregon kur rikthehen reshjet e shiut

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zhuluar se si do të jenë kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë...

Çfarë duhet të përfshini në mëngjesin tuaj që të jeni të ngopur më gjatë?

I mbani mend gjyshet kur këmbëngulnin për rëndësinë e një mëngjesi të plotë? Epo kanë pasur një të drejtë. Pavarësisht se preferoni të ëmblat apo...

Mbledhja e Qeverisë, Florian Semani emërohet zv/ministër i Financave (VENDIMI)

Tiranë- Ministria e Financave do të ketë një zv/ministër të ri në detyrë. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme (6 mars) emërimin në detyrë...

Lajme të tjera

Web TV