Haradinaj: Nuk kemi nevojë për një Mini Shengen me kryeqytet Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndaj takimit të tretë me radhë që u mbajt në Tiranë, nismë kjo rajonale për një “Minishengen Ballkanik”, reagoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se “Kosova nuk ka nevojë për një “Mini Shengen” me kryeqytet Serbinë”, duke potencuar se “po vërehet se “Mini Shengeni”, ka për qëllim heqjen e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve që importohen nga Serbia”.

“Përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reçakut, iu mbetet t’iu themi puna e mbarë pa ne”, ishte reagimi i Haradinajt ndaj takimit të liderëve të rajonit që u mbajt në Tiranë, duke e argumentuar refuzimin e Kosovës edhe më tutje.“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra 6 vende kanë mbetur pa u anëtarësuar në BE. Ne kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Pra, secili vend ka kontratë me BE-në. Kosova e ka MSA-në dhe ne duhet me u fokusuar në MSA. Pra, nuk kemi nevojë për një Mini Shengen me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të Mini Shengenit tonë. Jemi të interesuar për Shengen në këtë rast, për BE-në”, tha Haradinaj, duke shtuar se “Kosova është vend euroatlantik” dhe kjo është perspektiva e saj.

Kjo deklaratë e Haradinajt duket se e ka nervozuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili pas përfundimit të Samitit, e cilësoi Haradinajn “gënjeshtar”, duke thënë se “nuk ka asnjë kusht ndaj Kosovës për të marrë pjesë në takimin e liderëve të rajonit”.

Rama: Refuzimi i Kosovës për mua i pakuptueshëm

“Haradinaj është një gënjeshtar dhe vazhdon të gënjejë. Nuk e di nëse e bën nga padija, por është gënjeshtar”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas mbylljes së samitit. Më parë, gjatë konferencës së përbashkët me liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Edi Rama tha se “nisma rajonale nuk është përjashtuese për askënd, është gjithëpërfshirëse, është e hapur, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet nga askush”.

Më lejoni ta them hapur se për mua, refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën”, tha Rama.

Kundërshtimi i parë ndaj Samitit të Tiranës erdhi nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, që refuzoi ftesën e bërë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Liderët e vendeve të rajonit pa praninë e udhëheqësve kosovarë, për herë të parë janë takuar në Novi Sad dhe pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku janë dakorduar përmes një deklarate që synohet të përmirësohet bashkëpunimi rajonal, apo të krijohet një “Minishengen Ballkanik”. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në letrën publike të refuzimit tha se, “Kosova për dallim nga Shqipëria, vazhdon të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vetë nga Serbia”.

Lexo edhe :  SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Albin Kurti:“Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon përmes Prishtinës”

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës kujtoi në rrjetin e twitterit se iniciativat rajonale duhet të drejtohet nga parimet e gjithëpërfshirjes dhe të reciprocitetit. “Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon përmes Prishtinës”. Ai shkroi se shqiptarët janë një popull dhe “askush nuk mund të qëndrojë midis nesh.”

Thaçi: Kosova në NATO e BE, jo në “iniciativa eksperimentale rajonale”

“Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë. Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”, shkroi në profilin e tij social Presidenti Thaçi. Sipas Presidentit të Kosovës, “nuk mund të këtë përparim në bashkëpunimin rajonal pa pasur njohje reciproke, dhe se Kosova synon anëtarësim në NATO e BE” dhe jo në “iniciativa eksperimentale rajonale”.

Analistët kosovarë: Rama nuk e mbron sa duhet nga Serbia subjektivitetin e Kosovës

Ideja e “Minishengenit Ballkanik”, është kundërshtuar edhe nga udhëheqësit e tjerë të partive politike në Kosovë, duke e cilësuar këtë iniciativë si një “devijim” të rrugës euroatlantike.

Reagimet nga Kosova dhe kundër-reagimet nga Tirana për nismën rajonale ”Minishengeni Ballkanik”, sidomos për takimin e fundit që u mbajt në Tiranë, prodhuan debat të gjerë në Prishtinë, në disa raste edhe me ofendime publike ndaj kryeministrit të Shqipërisë. Shumë analistë në Prishtinë po e akuzojnë Edi Ramën si një kryeministër shqiptar që me veprimet e tij nuk po e mbron sa duhet subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës karshi mohimit dhe pengesave që i bën Serbia./DW

Të fundit

Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten...

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   Filmi i shumëpritur “The Devil...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Historia prekëse, shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas shumë vitesh

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e...

Lajme të tjera

Web TV