Kremtohet 104-vjetori i Tiranës Kryeqytet/ Presidenca hap dyert për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bajram Begaj, hapi sot dyert e institucionit për kremtimin e 104-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet.

Në këtë aktivitet morën pjesë si të ftuar nderi personalitete të mjekësisë, drejtësisë, kulturës, arsimit, medias, si dhe përfaqësues të familjeve autoktone të Tiranës.

Presidenti vlerësoi kontributin e tyre për Tiranën si kryeqendër të Shqipërisë, si dhe zemërgjërësinë e bujarinë që kanë treguar ndaj të ardhurve ndër vite nga trojet e tjera shqiptare.

“Në Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë. Kryeqyteti i transformuar ndër vite nga një nyje që lidhte rrugët kryesore të trevave tona, në qendrën kryesore politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të shqiptarisë, është një histori suksesi”, – u shpreh Presidenti Begaj në fjalën përshëndetëse.

“Historia e qytetit është pa dyshim historia e mrekullueshme e banorëve të Tiranës. Secila gjeneratë la gjurmët e saj në histori, arkitekturë, urbanistikë dhe, mbi të gjitha, në frymën e saj patriotike, atdhetare dhe pro perëndimore. Tirana dhe qytetarët e saj i kanë paraprirë progresit, duke e kthyer atë në kryeqendrën e shqiptarëve kudo ata ndodhen“, – dekaroi Presidenti në fjalën përshëndetëse.

Përgjatë këtij aktiviteti qytetarët patën mundësi të rikujtojnë të shkruarën dhe të prekin të tashmen e Tiranës, të treguar përmes dokumenteve autentikë, fotografive, pikturave dhe botimeve të autorëve të Tiranës.

Pjesë e kremtimit të 104-vjetorit të Tiranës Kryeqytet ishin artistë të njohur të Tiranës , të cilët, përmes interpretimeve të tyre, sollën kryeqytetin në tinguj e vargje. Artizanët e Tiranës, që promovojnë traditën e të parëve të tyre, ekspozuan punime të ruajtura prej shekujsh.

Tirana e së shkuarës dhe e së tashmes u shfaq në Presidencë edhe përmes pikturave të artistëve që i përkasin brezave të ndryshëm që nga themelimi i kryeqytetit.

Të fundit

Rama i prerë: Për aq kohë sa do jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë

Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka mohuar lajmet se qeveria amerikane po planifikon të dërgojë...

Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku!

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit. Por mjeku epidemiolog...

Ngjela: Pse është i qetë Rama!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk...

‘MailOnline’: Pensionistët britanikë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin për të jetuar

Ujërat e kristalta dhe plazhet e arta të Shqipërisë i kanë dhënë asaj titullin “Maldivet e Evropës”, shkruhet në të përditshmen britanike “MailOnline”. “Vendi i...

Kur do ta marrin pensionistët shpërblimin e premtuar

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht...

Lajme të tjera

Web TV