Juventus kërkon Pogba-në, 60 milionë euro plus Çan për ta marrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Juventus kërkon që të rimarrë në radhët e saj Paul Pogba-në dhe për këtë blerje ajo i ka ofruar klubit të Manchester United 60 milionë euro dhe futbollistin Emre Çan.

Në një raportim të “Tuttosport” thuhet se “Zonja e Vjetër” po përdor të gjitha mënyrat për të sjellë në Torino futbollistin francez.

Ky rikthim është i dëshiruar edhe nga vetë Pogba, i cili ka parë se hapësirat te United janë shumë të vogla dhe rikthime te kampionët në fuqi të Italisë do ishte lëvizja e duhur për të.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskaer, nga ana tjetër ka hedhur poshtë zërat se Pogba do të transferohet te bardhezinjtë e Italisë.

Paul Pogba kaloi te “Djajtë e Kuq” në vitin 2016 dhe që nga ai moment nuk ka arritur që të lërë shenjë te United, duke e konsideruar këtë kalim si një dështim. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse francezi e sheh Juventusin si një shpresë për ringritje të imazhit, e nga ana e juventinëve ai shikohet si një mundësi e veçantë e përforcimit të mesfushës./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Mourinho dhe Cristiano në një skuadër? Po, mund të ndodhë në 2026

Federata portugeze e futbollit po shqyrton seriozisht emërimin e Jose Mourinho si trajner i luzitanëve përpara Kupës së Botës...

Takimi në degën 4 në Tiranë, Berisha: Sivjet kemi entuziazëm të paparë, Rama vjedh

Nga takimi në degën nr.4 në Tiranë ku bëri prezantimin e programit të qeverisjes 'PD-Shqipëria Madhështore', kreu i PD Sali Berisha, hodhi akuza ndaj...

Palestra në mëngjes apo në darkë? Ja kur është më mirë të ushtrohemi

Një nga pyetjet më të zakonshme për ata që duan të bëjnë jetë aktive është: kur është më mirë të shkojmë në palestër –...

Basha me të përndjekurit politikë: 81 milionë euro për kompensimin e vuajtjes suaj

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të përndjekur politik në Tiranë. Gjatë diskutimit u trajtuan shqetësimet e kësaj shtrese...

Po kontrollonte matësin e energjisë, faturistja e OSHEE-s dhunohet nga pronari i lokalit

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia këtë premte, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës punonjësen...

Lajme të tjera

Web TV