SHBA: Ushtarët të mos japin të dhënat e ADN, rrezikohet siguria kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pentagoni po këshillon ushtarët amerikanë të mos japin të dhënat e ADN-ve pasi informacionet e mbledhura nga kompani private mund të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Ky urdhër ka ardhur pas një raporti të një zyrtari të lartë të inteligjencës së Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Një numër i madh kompanish amerikane shesin pajisje testimi që u mundësojnë blerësve të marrin një profil ADN-je përmes mostrave dhe pështymave.

Rezultatet e ADN-së u japin kompanive informacion mbi prejardhjen e tyre, njohuri mbi rreziqet e mundshme mjekësore dhe madje mund të identifikojnë anëtarët e një familjeje të caktuar.

Raporti ofron pak detaje mbi mënyrën sesi profilet gjenetike mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare.

“Pasaktësitë” e mundshme në informacionin shëndetësor mund të vendosin në rrezik personelin ushtarak, të cilit u kërkohet të raportojnë problemet mjekësore./Fjala.al/

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV