Vizita në familjen Belegu, Rama batuta me Veliajn për gjelin e detit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e sotme (24 dhjetor) kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishin në familjen Belegu në Petrelë për t’i dorëzuar çelsat e shtëpisë së re, pasi banesa iu dëmtua pas tërmetit të 21 shtatorit.

Në komunikimin me familjen nuk kanë munguar as batutat e kreut të qeverise me kryebashkiakun , teksa ky i fundit pohoi se kishin sjellë edhe gjel deti, por nuk do e vinin në tavolinë.

Rama i tha kryebshkiakut se nëse vazhdonte me historinë sill lëngje e pi vetë, apo sill gjela e ha vetë nuk kishin gjë në terezi.

Ndërsa pasoi edhe batutën se “nëse do ishte nevoja ai do hante edhe …”, por nuk e përfundoi fjalinë.

Pjesë nga batutat:

Veliaj: Kemi sjellë edhe gjelin e detit, por nuk jemi duke e sjellë këtu.

Rama: Jo, mos ta hamë gjelin. Vetëm gjelin mos ta hamë.

Veliaj: Jo, jo, jo nuk është i gatuar.

Rama: Se me këto teoritë që sjell lëngun e pi vetë, sjell gjelin e ha vetë nuk vazhdohet.

Veliaj: Është i pa bërë gjeli.

Rama: Nëse e sjell nevoja ti ha edhe ashtu po…

Kryefamiljari i saj, Xhevdet Belegu, i cili vuan edhe nga probleme shëndetësore, kurrë nuk do e imagjinonte më 21 shtator se shtëpia e tij e shkatërruar plotësisht do të mund të rindërtohej për shkak edhe të vështirësive ekonomike. Por  lotët e hidhërimit të asaj dite sot janë kthyer në lot gëzimi, kur tre fëmijët e tij të vegjël do të kenë mundësi jo vetëm të kenë një banesë më të mirë, por edhe të rriten e të studiojnë në kushte komode.

Sikurse kishte premtuar kryebashkiaku Veliaj në shtator, Bashkia e Tiranës bashkë me një nga kompanitë që u përgjigjën në kohë rekord thirrjes për të adoptuar një banesë, filloi ndërtimin e saj, ndërkohë që është menduar edhe për mobilimin e saj të plotë me gjithçka që është e nevojshme duke filluar nga elektroshtëpiaket tek këndet etj./Fjala.al/

Të fundit

Shqipëria e përfshirë nga i nxehti afrikan, reagon Çupi: Të dënohet…

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet...

Si do të ishte bota nëse nuk do ta kishim shpikur bombën atomike?

Filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 2024, Oppenheimer, që flet për shkencëtarët që punuan në Projektin Manhattan, nxit një reflektim mbi bombën atomike:...

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Burime nga terreni bëjnë...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Lajme të tjera

Web TV