‘Zëri i Amerikës’, reportazh pas tërmetit nga fshati Bubq i Krujës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi një pjesë të Shqipërisë la dëme të shumta edhe në zonën e Bubqit të Krujës, ku afro 270 shtëpi u dëmtuan ndjeshëm dhe shumë banesa kanë në oborr nga një çadër, ndërsa tërmeti erdhi bashkë me dimrin.

“Zëri i Amerikës” ka sjellë një reportazh prekës nga fshati Bubq që për fat të mirë, nuk pati viktima në njerëz, por dëmet materiale ishin të jashtëzakonshme. Banorët tronditen sa herë që e kujtojnë tërmetin e asaj nate.

Sude dhe Sherif Ajazi kujtojnë si dolën atë natë nga shtëpia, duke nxjerrë së pari nipat dhe fëmijët. “Këtë shtëpi e goditi edhe tërmeti i 1979-ës, por nuk e dëmtoi kaq shumë sa sot” – Sherifi, ndërsa futet tek tenda prapa shtëpisë.

Kryqi i Kuq Shqiptar është një nga shoqatat humanitare që ka ndihmuar më shumë në këtë krahinë dhe në gjithë zonat e prekura nga tërmeti. Brenda një muaji janë shpërndarë rreth 1 mijë e 300 pako ushqimore mujore, afro 6 mijë batanije, afro 1 mijë e 500 kite higjienike mujore, si dhe 21 mijë kg miell.

Kjo është e disata herë që kamionat e Kryqit të Kuq Shqiptar erdhën në Bubq; fillimisht për të sjellë çadra dhe shtroje, e më pas ushqime për një muaj herë pas here.

“Sot po ndajmë ndihma të USAID-it në këtë fshat, ku kemi edhe më parë, me pako ushqimore mujore, batanije, veshje e shtretër. Jemi shpesh të pranishëm këtu për t’u treguar banorëve se nuk janë vetëm”,- tha Luljeta Hidi, vullnetare e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Që nga dita e parë e tërmetit dhe deri sot, Kryqi i Kuq Shqiptar ka ndihmuar me 350 vullnetarë të tijë në Durrës, Tiranë, Krujë, Laç, Lezhë dhe Shijak mbi 6 mijë persona ushqime, veshje dimri, ujë dhe shtroje nëpër qytete dhe 16 fshatra, nëpër spitale dhe qendra emergjence dhe kudo ku ishin, dhe 2 mijë të tjerëve iu dha mbështetje psiko-sociale.

Lexo edhe :  Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Ndërsa objektivi afatgjatë është që të ndihmohen 4 mijë familje, një pjesë me ushqime për një vit, dhe në vazhdim me të holla, që të blejnë vet sipas nevojave të tyre”,- thotë Artur Katuçi, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar.

Shqipëria u godit mëngjesin e 26 nëntorit nga një tërmet i fortë, në bregdetin perëndimor, që la pas 51 të vdekur dhe mijëra dëme në objekte me miliona euro. Ende nuk ka një raport të plotë të këtyre dëmeve pas dy javësh, dhe shpresa mbetet në pritje të një konference ndërkombëtare donatorësh gjatë janarit të ardhshëm./Fjala.al/ Burimi: Zëri i Amerikës/

Të fundit

Sot afati i fundit i aplikimeve, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH

Ditën e sotme është afati i fundit për të dorëzuar aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë...

Marrëdhenie ‘toksike’/ Trump ‘zemërthyer” nga Musk: As që më shkon mendja për të!

Komentet vijnë pas një dite në të cilën Trump dhe Musk shkëmbyen kritika në mediat sociale ndërsa marrëdhënia e tyre u përkeqësua publikisht. “As nuk...

Pensioni i 13-të për pensionistët/ Çfarë pritet të ndodhë deri në vitin 2030

Radonshiqi e ftuar në një studio televizive u shpreh se pensioni i 13-të është një moment pozitiv dhe vjen në kuadër të përshtatjes së...

“Mbylle gojën, vogëlush”/ Ministri polak tallet me Elon Musk, pas përplasjes me Trump

Më 9 mars Elon Musk shkroi në X (ish-Tëitter) se sistemi i tij i Starlinkut është boshti kurrizor i armatës ukrainase. Nëse ua ndal...

Ndeshja Shqipëri-Serbi!/ Zona pranë stadiumit do ketë bllokim të pjesshëm sot dhe nesër

Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë deri te stadiumi “Arena Kombëtare” do të...

Lajme të tjera

Web TV