Fotografët kanë kapur foto të arkitekturës unike të kryeqytetit të Koresë së Veriut, Penian. Ky vend pavarësisht se mund të ketë regjim shumë shtypës, për arkitektët konsiderohet si toka e ëndërrave.
Kështu e paraqesin e arkitektët Cristiano Bianchi dhe Kristina Drapic në librin e tyre të ri, “Model City Pyongyang”.
Ata thanë: “Kuptuam që qyteti ka një bukuri të çuditshme. Pyongyang mishëron ëndrrën e planifikimit total, të cilën çdo arkitekt e aspiron fshehtas; udhëzimet për raportin e hapësirës, kostot e tokës dhe të gjitha kufizimet e tjera që rregullojnë arkitekturën moderne, duke arritur në një qytet ku gjithçka është krijuar në një vizion të vetëm, koheziv”.
Dy arkitektët vizituan kryeqytetin e Koresë së Veriut disa herë me mbështetjen e Fondacionit “Qytetet e Koresë”, midis vitit 2015 dhe 2018, për të fotografuar arkitekturën e qytetit për librin me të cilin po punonin.
Ndërsa vunë re se fotot nuk lejoheshin të kapeshin më afër se një distancë e caktuar, ata siguruan një leje për të hyrë në ndërtesa, të cilat nuk lejoheshin të hapeshin për njerëzit e huaj.
Rezultati ishte një enciklopedi e mbushur me mbi 200 imazhe interesante, me tema që variojnë nga Salla e Industrisë Elektronike, deri te kulla 15-katëshe “Unha”. Shkoni më poshtë për të parë një përzgjedhje të jashtëzakonshme të këtyre imazheve./Fjala.al/ Përgatiti: Kamela Liko /Burimi: DailyMail