BE-ja kundërshton dënimet me vdekje për rastin Khashoggi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian kundërshton dënimin me vdekje, të shpallur nga një gjykatë saudite, ndaj të akuzuarve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Prokurori publik i Arabisë Saudite tha më 23 dhjetor, se pesë persona u dënuan me vdekje për vrasjen e Khashoggit.

Vrasja e tij, e ndodhur në fund të vitit 2018 në konsullatën saudite në Stamboll, ka ngjallur reagime ndërkombëtare.

“Bashkimi Evropian është pa mëdyshje kundër dënimit me vdekje gjithnjë dhe pa përjashtim”, tha zëdhënësi për politikën e Jashtme të BE-së, Peter Stano, përmes një deklarate.

Dënimi i njerëzve me vdekje është një “dënim mizor dhe çnjerëzor, i cili nuk arrin të veprojë si një parandalues dhe përfaqëson një mohim të papranueshëm të dinjitetit dhe integritetit njerëzor”, thuhet në deklaratë.

Shërbimet e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, sundimtari de fakto i mbretërisë, urdhëroi vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Riadi fajësoi për incidentin, zyrtarët e inteligjencës saudite. BE-ja theksoi gjithashtu nevojën e ndjekjes penale për të gjithë ata që ishin të përfshirë në vrasje.

“Kjo duhet të bazohet në parimet e transparencës, respektimit të procedurave ligjore dhe procesit të duhur”, tha zëdhënësi Stano.

Agnes Callamard, një raportuese e posaçme e Kombeve të Bashkuara për ekzekutimet jashtëgjyqësore, e quajti aktgjykimin saudit si një ” “farsë” i cili nuk arriti të identifikojë “ata që nxitën dhe lejuan vrasjen, siç është Princi i Kurorës”.

Khashoggi u pa për herë të fundit më 2 tetor të vitit 2018 duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, ku ai kishte shkruar për të marrë dokumente personale. Trupi i tij u raportua të jetë copëtuar brenda ndërtesës. Eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Ai ishte banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist i gazetës amerikane Washington Post. Khashoggi ishte kritik i Princit të Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman./REL

Të fundit

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Lajme të tjera

Web TV