Horoskopi 25 dhjetor 2019/ Ja çfarë parashikojnë yjet për ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Yjet janë mjaft të favorshëm dhe kjo ditë premton që të jetë e qetë. Përfitoni, pasi ditët në vijim do të jenë disi në rënie. Gjatë këtyre Krishtlindjeve, Saturni nuk do të jetë më kundër, një shenjë që premton një periudhë të favorshme.

Demi

Kjo Krishtlindje do të jetë mjaft e rëndësishme dhe me sukses personal. Keni nevojë që të besoni më shumë në fatin tuaj. Nëse keni njerëz të afërt në jetën tuaj, nuk do jetë e vështirë që të jeni optimist dhe pozitiv. Mundohuni veçse të shkaktoni më pak polemika.

Binjakët

Ju pret një e mërkurë nën ritmin e duhur, nëse jeni në kërkim të qetësisë së humbur. Kanë qenë 48 orë të rënduara, edhe nga pikëpamja fizike. Kush ka një çështje problematike të hapur, nuk duhet që t’ia vërë fajin kësaj periudhe, pasi me gjasë bëhet fjalë për çështje të mbartura.

Gaforrja

Kjo ditë Krishtlindje do të sjellë melankoli me vete dhe do të ndiheni të rënë moralisht. Mundohuni që të jeni të qetë. Mbani parasysh se viti 2020 do të sjellë transformime të mëdha.

Luani

Shfrytëzojeni sa më mirë këtë ditë! Kush dëshiron që të rikuperoj një marrëdhënie të krisur, do të ketë më shumë mundësi. Brenda fundjavës mund të lind një emocion i bukur në zemër. Përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive dhe me fat.

Virgjëresha

Do të ketë luhatje gjatë kësaj dite. Megjithatë nuk është momenti për të bërë zgjedhje të guximshme. Keni nevojë për më shumë durim.

Peshorja

Ju pret një ditë e rëndësishme Krishtlindjesh, sidomos për gjithë ata që duan të ndryshojnë jetën e tyre dhe të përballen me problemet e punës. Sigurisht do të ketë shumë lodhje, sidomos nëse nuk ju ndihmon askush. Në dashuri do të ketë ndonjë shqetësim të vogël, sa i takon një njeriut tuaj të dashur. Bëni kujdes me shëndetin!

Lexo edhe :  Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Akrepi

Pavarësisht ndonjë konfuzioni dhe pasigurie lidhur me të ardhmen, kjo e mërkurë do të lërë hapësirë edhe për ndonjë buzëqeshje. Krishtlindja do të lindë me një Hënë interesante në shenjë, por edhe Saturni do të jetë në anën tuaj. Përgatituni që të bëni zgjedhje të rëndësishme sa i takon profesionit.

Shigjetari

Krishtlindjet do të jenë mjaft të favorshme për të gjithë të lindurit e kësaj shenje dhe ata që duan të jetojnë emocione speciale. Yjet vlerësojnë ndjenjat, në sajë të ndikimit të Hënës. Kjo është një javë e rëndësishme. Kush dëshiron që të nisë diçka të re, nuk do të ndalohet nga yjet.

Bricjapi

Ju presin projekte të mëdha gjatë kësaj të mërkure. Është një periudhë mjaft e frytshme, sa i takon të ardhmes suaj.

Ujori

Ju presin ditë pozitive, sidomos për gjithë ata që duan të programojnë diçka ndryshe për të ardhmen dhe plotë me ndryshime. Strategjitë lidhur me punën, janë në vijim.

Peshqit

Këto ditë duhet të jetohen sa më qetësisht dhe në harmoni. Bëni mirë që të mos përhumbeni në mendime lidhur me atë që ka ndodhur.

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV