Humbje e madhe, ndahet nga jeta ish-arbitri shqiptar i UEFA-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-arbitri shqiptar që operonte në futbollin maqedonas dhe atë ndërkombëtar ko humbur jetën ditën e sotme.

Nga mediet e vendit fqinj mësohet se Bekim Bauta vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, luftën me të cilën nuk ia ka dalë ta fitonte.

58-vjeçari ka qenë arbitër anësor në Maqedoni dhe në futbollin ndërkombëtar. Prej vitesh të tëra Bauta ishte arbitër i UEFA-s, ku raportohet se ka gjykuar 13 sfida përshirë eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, takime për Europianin dhe shumë takime të tjera.

Ndërsa, numri i ndeshjeve të gjykuara nga ai në kampionatet e Maqedonisë nuk mund të numërohen.

Bekim Bauta ka qenë edhe anëtar i Këshillit Komunal të Strugës ku kontributi i tij ka qenë i lartë. Lajmin e ndarjes nga jeta të arbitrit shqiptar e dha familja e 58-vjeçarit./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Kopshtet kineze në krizë, regjistrimet bien me 25% brenda katër viteve

Numri i kopshteve në Kinë është ulur me 1/4 gjatë katër viteve të fundit, duke çuar në mbylljen e...

Vendet e Gjirit dhe Turqia i kanë vënë syrin Sahelit

Shkëputja e rajonit afrikan nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara ka çuar në një diversifikim të aleancave të saj të politikës së jashtme. Rënia e...

Termometri shënon 43 gradë celcius, si po i përballojnë qytetarët temperaturat ekstreme

Shqipëria po përjeton një valë të nxehti ekstrem, me temperaturat që gjatë mesditës kanë arritur deri në 43 gradë Celsius. Kjo situatë ka vënë...

Fanfarë dajash dhe tezesh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë publike brenda aleancës elektorale mes...

Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një...

Lajme të tjera

Web TV