I dëmtoi tërmeti, banorët: S’ka ardh kush me pyet; ‘a je gjallë apo vdek’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa fshatra të Fushë-Krujës, të prekura nga tërmeti janë lënë në mëshirën e fatit.

Banorët akuzojnë qeverinë se nuk është dukur fare këtyre anëve për t’i parë nëse “janë gjallë apo kanë vdekur”. Në videon e publikuar nga Partia Demokratike shihet dëmet e mëdha që ka shkaktuar tërmeti dhe si banorët u duhet të jetojnë në çadra, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Anton Shota, një nga banorët e fshatit Bilaj, njësia Administrative Bubq, që është prekur nga tërmeti pohoi se shtëpia e tij është shkatërruar totalisht dhe jeton veti i tretë në çadër.

Ndërkohë, Qamil Korriku, nga fshati Mazhe e Madhe tha se askush nuk ka shkuar që t’i pyesë nëse kanë nevojë për ndihmë. “S’ka ardh kush me pyet a je gjallë apo vdek”, pohoi ai.

Situata paraqitet e vështirë edhe për një tjetër familje në Bubq, ndërsa kryemiljari hodhi akuza se qeveria po ndihmon vetëm mbështetësit e PS-së.Askush nuk na ka ndihmuar. Ka ardhur Olta Xhaçka në fshat, por tek unë jo. Ka ardhur tek partia e vet. Te ata që s’janë me të, nuk vinë. Ka shkuar atje ku ka votat e PS.”

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV