2010-2020/ Një dekadë e tërë e fiksuar në këto foto spektakolare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga tërmeti në Haiti në fillim të vitit 2010, dekada u përcaktua nga krizat e njëpasnjëshme të refugjatëve ndërkombëtarë, katastrofat natyrore dhe konfliktet. Në Mbretërinë e Bashkuar, një Olimpiadë e gëzueshme në Londër i parapriu spektrit të një ndarje me Evropën, pasi popullsia e botës u përball me një planet të mbinxehtë.

Më 19 Janar 2010, shtatë ditë pasi një tërmet me madhësi 7.0 ballë goditi Haitin, grupi i shpëtimit i Nju Jork-ut shpëtoi një djalë të ri të quajtur Kiki, i cili ishte bllokuar nën rrënoja në rajonin e “Nazanit”.

Njerëzit e provincës Punjab të Pakistanit, në kërkim për të shpëtuar kapin shufrat anësore të një helikopteri të Ushtrisë që po mbërrinte për të shpërndarë furnizime ushqimore në rrethin Muzaffargarh. Përmbytjet vranë më shumë se 1600 njerëz dhe i shkatërruan jetën e 12 milion njerzve. 7 gusht 2010.

Minatori i fundit që u shpëtua, Luis Urzua, pranë presidentit të Kilit, Sebastián Piñera, pas shpëtimit të tij nga miniera e prishur e arit dhe e bakrit në San José, ku ai ishte bllokuar për 70 ditë. 13 Tetor 2010

Vala e një cunami u përplas mbi një rrugë në “Miyako”, në prefekturën Iwate të Japonisë Veri-lindore pasi tërmeti me madhësi 8.9 ballë goditi zonën. 11 Mars 2011

Një luftëtar rebel feston ndërsa shokët e tij zbrazin një breshëri raketash drejt trupave besnike të sundimtarit libian, Muammar Gaddafi, në perëndim të Ajdabiyah, Libi, më 14 prill 2011.

Presidenti Barack Obama dhe zëvendës Presidenti, Joe Biden, së bashku me anëtarët e ekipit kombëtar të sigurisë, në misionin kundër Osama bin Ladenit në dhomën e operacioneve sekrete të Shtëpisë së Bardhë. Në foto gjithashtu është Sekretarja e atëhershme e Shtetit, Hillary Clinton, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates. 1 maj 2011.

Një çift bën banjë dielli para rrënojave të “Costa Concordia”-s afër portit të “Giglio Porto” më 20 qershor 2012. Tridhjetë e dy njerëz u vranë kur skafi lundrues i kroçierës u shkatërrua pasi goditi shkëmbinjtë.

Lexo edhe :  Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Ushtria Siriane vazhdoi bombardimet e saj në qytet dhe solli përforcime në përpjekje për t’i dhënë fund rezistencës së rebelëve. 2 Tetor 2012.

Në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, Jessica Ennis fiton, duke kaluar vijën e finishit në garën përfundimtare të 800 metrave. 4 gusht.

Tammy Holmes dhe nipërit e saj Charlotte, Esther, Liam, Matilda dhe Caleb, duke u strehuar, ndërsa një zjarr i egër ka rënë afër në qytetin Tasmanian të Dunalley, në Lindje të kryeqytetit shtetëror të Hobartit, Australi. 4 janar 2013.

Emigrantët rrezikojnë gjithçka për një jetë të re në Europë. Azilkërkuesit afrikanë u fotografuan nga një helikopter detar italian pak para se të shpëtoheshin në Detin Mesdhe. 8 qershor 2014.

Shpërthimi i 22 Prillit 2015, përhapi një kolonë tymi të lartë rreth 20 km, ndërsa autoritetet shpallën gjëndje e emergjencës, duke urdhëruar evakuimin e rreth 1500 njerëzve.

Një demonstruese duke protestuar kundër vdekjes së Alton Sterling, i cili u qëllua nga policia, është arrestuar nga forcat e rendit në Baton Rouge, Luiziana, SH.B.A. 9 korrik 2016. 

Një refugjat i rraskapitur i qytetit Rohingya qan për ndihmë nga refugjatët e tjerë pasi ata vazhdojnë rrugën e tyre në Bangladesh. Më shumë se 742,000 njerëz u detyruan të vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre  duke rrëfyer histori makabre të shtëpive që digjen, fshatra të shkatërruara dhe brutalitet të tmerrshëm nga ana e forcave të armatosura të Mianmarit.

Luis Acosta mban Engjëllin 5-vjeçar, të dy nga Hondurasi, ndërkohë që një numër emigrantësh lëvizin nga amerika qëndrore drejt SHBA-së përmes lumit Suchiate në Meksikë nga Guatemala. 29 Tetor 2018.

Tymi dhe flakët ngrihen nga Katedralja e Notre Dame pas një zjarri shkatërrues që u përhap me shpejtësi në të gjithë ndërtesën dhe e çoi atë në kolaps. 15 Prill, 2019. /Fjala.al/Përshtati: Kamela Liko/ Burimi: The Guardian

 

Të fundit

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Kopshtet kineze në krizë, regjistrimet bien me 25% brenda katër viteve

Numri i kopshteve në Kinë është ulur me 1/4 gjatë katër viteve të fundit, duke çuar në mbylljen e dhjetëra mijëra institucioneve për fëmijë,...

Lajme të tjera

Web TV