Dekada e kaluar do mbahet mend në histori si përcaktuese e fuqizimit të rolit të femrës në mbarë botën. Duke filluar që nga lëvizja feministe “#MeToo”, duke vazhduar më pas me zgjedhjen e një kryeministreje femër në Mbretërinë e Bashkuar dhe gratë që udhëheqin aktivizmin në një gamë të gjerë çështjesh në shoqëri, përfshirë këtu ndryshimin e klimës dhe varfërinë.
Por abuzimi në rritje i femrave, vazhdimi i hendekut gjinor të pagave, shtron pyetjen – sa kanë ndryshuar gjërat për mirë?
Padyshim që një nga momentet më të rëndësishme erdhi vonë në këtë dekadë, me akuzat për ngacmim seksual ndaj producentit të njohur Harvey Weinstein në 2017-ën, duke shkaktuar një diskutim në të gjithë botën për përvojat e grave rreth ngacmimeve seksuale.
Weinstein mohoi pretendimet por çështja u bë katalizatori për ringjalljen e lëvizjes “#MeToo”, e filluar fillimisht nga Tarana Burke në vitin 2006, duke frymëzuar mijëra gra të ndajnë historitë e tyre të dhunës seksuale.
Për pjesën më të madhe të kësaj dekade gratë kanë luftuar me feminizmin e valës së katërt, e cila filloi rreth vitit 2012, dhe është e përqendruar në forcimin e rolit të gruas e në grupe minoritare siç është “Bame”.
Evolimi i medieve sociale i ka ndihmuar gratë që të dëgjohet më shumë zëri i tyre në të gjithë botën. Këtu mund të përmendim rastin e Greta Thunberg, 16-vjeçares aktiviste suedeze të klimës që frymëzoi 1.3 milion nxënës të dilnin në grevë. /Fjala.al/Përshtati: Kamela Liko/ Burimi:The Indipendent
Në Shtator 2018, profesorja e psikologjisë Dr Christine Blasey Ford akuzoi publikisht kandidatin e Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh se e kishte sulmuar seksualisht në vitet 1980, kur ajo ishte 15 vjeç. Ai mohoi akuzat, por kjo shkaktoi një trazirë në politikën amerikane.
Në Shtator 2019, tetë muaj pasi u bë gruaja e parë që mbante postin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, politikania demokrat Nancy Pelosi filloi një hetim zyrtar të fajësimit kundër presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë gjithë karrierës së saj 24-vjeçare të tenisit, arritjet sportive të Serena Williams e kanë ripërcaktuar plotësisht sportin. Ajo fitoi Australian Open – pa humbur asnjë set të vetëm – ndërsa ishte shtatzënë.
Meghan dhe Princi Harry u martuan në maj 2018. Ajo ka folur publikisht për barazinë gjinore dhe ka mbështetur një iniciativë që ofron mbështetje dhe trajnim për gratë që janë të papuna.
Beyoncé është perceptuar me të drejtë si mbretëreshë pop. Përveç që ishte një fituese 20-herë e Grammy Award.
Ajo është kancelare e Gjermanisë dhe nga viti 2000 deri në 2018, Angela Merkel është shpallur gruaja më e fuqishme në botë sipas “Forbes”.
Më 9 shtator 2015 (në moshën 89 vjeç), Mbretëresha Elizabeta II u bë monarkja femëror që ka qëndruar më gjatë në fron në historinë botërore.
Emma Watson filloi një lëvizje solidariteti që synon të inkurajojë të gjithë – konkretisht djem dhe burra – të luftojnë pabarazinë gjinore.
Në vitin 2016 Hillary Clinton u bë gruaja e parë që u propozua në zgjedhjet presidenciale.
Fushata klimatike e Greta Thunberg është bërë një forcë që duhet të konsiderohet në skenën botërore, duke frymëzuar një lëvizje mjedisore që është shtrirë në gjithë globin.
Si zonjë e parë e Sh.B.A. nga 2009 deri në 2017, Michelle Obama frymëzoi njerëz të panumërt me punën e saj motivuese duke promovuar çështjet e grave, duke rritur ndërgjegjësimin për varfërinë dhe duke inkurajuar anëtarët e publikut për të pasur jetë të shëndetshme.
Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e Friedrich Merz, dhe socialdemokratët (SPD), i kanë përfunduar bisedimet paraprake për formimin e Qeverisë së re të...
Gazetarja e Sky News, Victoria Seabrook i ka kushtuar një artikull Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Nëse bota ka ndjerë më shumë rrezik kohët e fundit,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka folur mbi raportin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Kjo...
Pallati Buckingham
Buckingham Palace është shtëpia më e shtrenjtë në botë. Duke shërbyer si rezidenca zyrtare dhe selia administrative e monarkut britanik, ka qenë një...
Në Siberi, temperaturat zbresin në -50 gradë Celsius dhe këtu ka njerëz që duke sfiduar kushtet atmosferike si Mikhails Klus, detyrohen të punojnë në...