Barcelona merr vendimin, zbulohet plani për merkaton e dimrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur që të mos shpenzojnë asnjë qindarkë në merkaton e janarit. Nga mediet spanjolle mësohet se katanalasit kanë në plan të bëjnë vetëm dalje dhe jo hyrje të reja në skuadër.

Deri më tani nuk është piketuar asnjë lojtarë për blerjen e të cilit mund të investohej tani, ndërkohë e gjithë vëmendja e drejtuesve është e përqendruar te largomi i atyre që nuk i kanë kënaqur në minutazhin që janë aktivizuar.

Momentalisht është duke u diskutuar largimi i Rakitic dhe Vidal, kroati ka shprehur vetë dëshirën për t’u larguar nga Barça gjatë kësaj merkatoje, pasi sipas tij pjesën më të madhe të sezonit ka qëndruar në rolin e spektatorit. Për Rakitic kanë shprehur interesim një numër i lartë klubesh të Serisë A. Ndërsa Vidal nga ana tjetër është në negociata potenciale me klubin e Interit.

Së fundmi është folur për largim nga katalanasit edhe emri i 19-vjeçarit Tobido, të cilin po tenton që ta marrë në radhët e tij ekipi i Milan.

Siç duket krerët e Barcelonës kanë ide të qarta për këtë merkato dhe synojnë që të shtojnë fondet, për t’u rikthyer në merkaton e verës fuqishëm me rikthimin Neymar në “Camp Nou”/Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Lajme të tjera

Web TV