Balluku bën mbledhje ’emergjente’ me OSHEE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një takim me drejtues qendrorë dhe rajonalë të OSHEE dhe OST ka kërkuar që të gjitha drejtoritë të kalojnë në gjendje gatishmërie.

Ajo u shpreh se duhet pasur vëmendje e posaçme te institucionet e rëndësishme, si spitalet, apo strukturat e tjera me rëndësi të veçantë në mënyrë që të shmanget ndërprerja e energjisë elektrike.

“Ne kërkojmë angazhimin tuaj maksimal për të mos pasur ndërprerje të energjisë elektrike në asnjë pjesë të territorit. Patjetër të 11 drejtoritë rajonale duhet të jenë në gjendje gatishmërie të plotë dhe sigurisht në momentet kur do kemi avari apo kur do ketë shkëputje të energjisë, e rëndësishme është kthimi në proceset e normalizimit në një kohë sa më të shkurtër për të mos krijuar asnjë problem tek qytetarët.

Ju keni detyrën për t’i akomoduar të gjithë kërkesat e qytetarëve pa pasur humbje, apo defekte, të cilat mund të prishin atmosferën e këtyre ditëve festive, apo mund të krijojë dhe problematika të tjera pasi jeta vazhdon. Spitalet duhet të jenë absolutisht në qendër të vëmendjes tonë dhe gjithçka tjetër e cila karakterizohet dhe quhet strukturë kritike dhe strategjike”, -nënvizoi Balluku./Fjala.al

Të fundit

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Lajme të tjera

Web TV