Ushqimi ka efekte në farën mashkullore në pak ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ushqyerit ka efekte të shpejta në cilësinë e spermës mashkullore: mjafton të hani keq për disa ditë për të parë rënien e ‘shëndetit’ të spermës.

Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit Linköping në Suedi, botuar në revistën PLOS Biology, në të cilin të rinjtë konsumuan një dietë të pasur me sheqer për një javë. Studiuesit vëzhguan aty efekte të menjëhershme në cilësinë e farës së tyre.

Studimi bazohet në një studim të ngjashëm mbi minjtë dhe mizat e frutave: kafshët që hëngrën shumë sheqer dhe menjëherë pasi u çiftëzuan, u bënë baballarë të këlyshave me mbipeshë. Prandaj, ideja për të parë se edhe te njerëzit ushqimi ka gjithashtu efekte të menjëhershme në spermën tek burrat, ekspertët përfshinë një grup meshkujsh të rinj të shëndetshëm, dhe jo duhanpirës, të ciët për dy javë konsumuan të gjitha ushqimet në laborator. Javën e parë një dietë të shëndetshme dhe të dytën, një dietë me një sasi të madhe sheqernash, e barabartë me 450 gram reçel në ditë ose 3 litra e gjysmë pije të gazuar në ditë. Cilësia e spermës së tyre u mat në fillim të studimit dhe sërish pas javës së parë dhe të dytë.

Në fillim, një pjesë e kampionit filloi me uljen e cilësisë së spermës (një përqindje e ngjashme me pjesën e meshkujve me cilësi të ulët të spermës, të pranishëm në popullatën e përgjithshme). Pas javës së parë të një diete të shëndetshme, të gjithë meshkujt kishin spermë me cilësi më të mirë se sa në fillim të studimit; pas javës së dytë, megjithatë, të gjithë kishin një cilësi të reduktuar të spermës.

Lexo edhe :  Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

“Kemi parë që dieta ndikon në lëvizshmërinë e spermës dhe ne mund t’i lidhim këto ndryshime me shfaqjen e molekulave specifike brenda tyre – thotë Anita Öst, koordinatore e punës. Studimi ynë ka nxjerrë në pah efektet e shpejta të dietës”, shton ajo. “Studimi tregon se lëvizshmëria e spermës mund të ndryshohet brenda një periudhe të shkurtër, – përfundon ajo, – dhe duket se është e lidhur ngushtë me dietën. Kjo ka implikime të rëndësishme klinike”, për shembull në fekondimin e asistuar.

Përgatiti: L.Veizi/Fjala.al/

Burimi: www.ansa.it

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV