Horoskopi, ja çfarë thonë yjet për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Do të nisë për ju një javë e mbushur me lodhje, por edhe me momente interesante. Ju pret një vit i plotë  me projekte, por nuk përjashtohet mundësia që të përballeni edhe me një situatë nervozizmi për shkak të financave.

Demi

Hëna do të kalojë në shenjën tuaj! Jeni një prej shenjave më të forta të momentit, por bëni kujdes pasi duke nisur nga e mërkura do të ketë një rënie të lehtë. Ky vit nuk do ju lejojë që të çoni përpara disa situata, si në dashuri edhe në punë. Nëse ka çështje të mbetura pezull, bëni mirë që ti zgjidhni.

Binjakët

Yjet janë mjaft të favorshme këtë fillimjavë, për shkak se Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Venusi do të ndikojë pozitivisht, sidomos në sferën familjare. Kush nuk është i përfshirë në një dashuri gjatë këtyre ditëve, do të ketë mundësi për një njohje premtuese. Sa i takon shpenzimeve, do të vijojë kriza e nisur qysh prej nëntorit.

Gaforrja

Jeni të përfshirë nga një gjendje sikleti, ndonëse në punë dini si ti bëni llogaritë. Duhet të mbani parasysh mundësinë për ndryshime të rëndësishme profesionale ose për të konsoliduar pozicionin tuaj. Gjatë kësaj të hëne, mund të përballeni me një mërzi të madhe.

Luani

Do të jeni shumë të stresuar këtë fillim javë. Në dashuri duhet të bëni kujdes ndaj nervozizmit. Situata do të nisë që të përmirësohet, vetëm që nga e mërkura.

Virgjëresha

Ky është një moment i rëndësishëm për të lindurit e kësaj shenje, por edhe shumë stresues. Do të ndjeni peshën e përgjegjësive. Gjatë vitit 2020, do të përballeni me armiqtë tuaj. Horoskopi është mjaft i rëndësishëm sa i takon lidhjeve. Shumë shpejt do të keni më shumë siguri.

Lexo edhe :  Pastron mëlçinë dhe lehtëson kollën, ja çfarë duhet të pini para gjumit

Peshorja

Në sferën emocionale po jetoni një moment shumë të ngarkuar me tension. Jeni të ngarkuar me nervozizëm dhe gati sa të “shpërtheni”. Ndikimi i yjeve do të favorizojë projektet e reja.

Akrepi

Do ju duhet që të zgjidhni ndonjë problem të mbartur që nga viti 2019. Bëni kujdes, pasi ndoshta mund ti bëni gjërat shumë nxitimthi. Keni nevojë për qetësi, ndaj mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm ndaj tensioneve në dashuri.

Shigjetari

Mosha nuk ka rëndësi për të lindurit e kësaj shenje. Për ju ka më shumë rëndësi eksperienca e maturuar. Do të jeni në kërkim të aventurave të reja dhe doni që ti realizoni në mënyrë mjaft premtuese.

Bricjapi

Është momenti që të ndiheni të gjallë dhe yjet ju favorizojnë së tepërmi. Duke nisur nga e hëna, do e keni më të lehtë komunikimin. Do të arrini të menaxhoni çdo gjë vetë, ndonëse pengesat nuk do të mungojnë.

Ujori

Jeni të stresuar për shkak se mund të keni përjetuar polemika. Tensionet nuk do të mungojnë as në dashuri. Keni nevojë që të keni pranë njerëz kreativ dhe të bëni projekte më të favorshme, të cilat do të mbështesin nismat tuaja dhe ndryshimet që doni të bëni. Megjithatë gjatë kësaj dite nuk do të mungojë nervozizmi.

Peshqit

Yjet ju ftojnë që gjatë kësaj dite ta shikoni të ardhmen me shumë interes. Mundohuni që të mos përsërisni gabimet e së kaluarës, por më mirë investoni për të ardhmen. Venusi do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj, veç kujdes me pengesat që mund t’iu dalin. /Fjala.al/

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV