Virusi i gripit në qarkullim, pritet rritje e numrit të të prekurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas sistemit ALERT të survejancës, në Shqipëri, sikundër në të gjithë vendet Europiane po qarkullon 4 lloje virusesh. 2 nëntipe te tipit A dhe dy të tipit B por me dendur haset virusi AH1N1.

Padyshim, ulja e ndjeshme e temperaturave ka shtuar problemet shëndetësore dhe viruset në qarkullim. I ftohti, tipik për stinën në të cilën ndodhemi, ka ndikuar në uljen e imunitetit e për pasojë edhe në prekjen nga infeksionet. 11.500 raste rezultojnë të prekur çdo javë nga ky virus ndërsa numri pritet të rritet në ditët në vijim.

Specialistët e shëndetit publik thonë se deri tani nuk ka raste të rënda por gripi është një sëmundje e paparashikuar dhe duhet marrë seriozisht.

Mjekja infeksioniste Migena Qato, e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, tha se gripi është një ngjarje epidemilogjike e pritshme dhe përvitshme por për momentin numri i rasteve me simptoma grip-ngjasues është në rritje.

Mjekja sugjeron vaksinimin për grupet në risk si fëmijët dhe të moshuarit. Ajo thotë se në ambientet e mjekëve, mbulimi vaksinal ka qenë i plotë dhe se asnjëherë nuk është vonë për të.

Ndonëse në spitale ende nuk ka një qarkullim të shtuar të virusit, përsëri shumë paciente i drejtohen Urgjencës së spitalit Infektiv ose atij të Sanatoriumit edhe për simptoma të menaxhueshme nga qendrat shëndetësore. Në këto rrethana, nisur edhe nga eksperiencat e viteve më parë, ku mbingarkesa në spitale bëhej pengesë për trajtimin e rasteve të rënda, ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel prindërve të përdorin qendrat shëndetësore për fëmijët e tyre duke komunikuar se tre prej tyre janë 24 orë hapur në 7 ditët e javës.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV