Kalimi i kufirit për të miturit/ Zbardhet udhëzimi i ri i Lleshajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët nën 16 vjeç mund të kalojnë kufirin shqiptar, të shoqëruar nga dy prindërit, ose vetëm me njërin prind, i cili duhet të jetë domosdoshmërisht i pajisur ose me prokurore ose me vendim gjykate. Udhëzimi i ri që mban firmën e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj hyn në fuqi sot. Në udhëzim përcaktohet se shtetasi shqiptar i mitur që kalon në kufi, i nënshtrohet të gjitha verifikimeve, në hyrje dhe në dalje, si të rriturit. Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër,ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit.

Në mungesë të prindërve, i mituri nën moshën 16 vjeç lejohet të udhëtojë i shoqëruar nga vëllai ose motra në moshë madhore, gjyshi, daja,xhaxhai, halla, tezja, vetëm në rast se paraqet një deklaratë noteriale të vlefshme, të lëshuar nga të dy prindërit në emër të personit që e shoqëron, ose në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre,duhet të paraqitet vendimi gjyqësor që lejon udhëtimin e të miturit. I mituri nga mosha 16 vjeç deri në 18 vjeç lejohet të udhëtojë në mungesë të prindërve, i shoqëruar me persona të tjerë madhorë, vetëm në rast se paraqet një deklaratë noteriale të vlefshme,të lëshuar nga të dy prindërit në emër të personit që e shoqëron, ose në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, duhet të paraqitet vendimi gjyqësor që lejon udhëtimin e të miturit.

Në rast se prindërve u është hequr përgjegjësia prindërore dhe fëmijës i është caktuar kujdestar me vendim gjyqësor, deklarata noteriale lëshohet nga kujdestari. Në rastin e të miturit të shoqëruar, roja kufitare verifikon nëse personi që shoqëron të miturin është kujdestari i tij, në veçanti kur i mituri shoqërohet vetëm nga një person madhor dhe ka arsye serioze për të dyshuar se mund të jetë hequr në mënyrë të paligjshme nga kujdestaria e personave që ushtrojnë ligjërisht kujdesin prindëror ndaj tij.

Lexo edhe :  Pas misionit në Fier, Rama mbërrrin në bashkinë e Durrësit. Maratona vijon!

Roja kufitare që kryen procedurën e verifikimit të të miturit, krahas verifikimit të dokumenteve të udhëtimit, duhet të konsultohet me bazën e të dhënave, të intervistojë të miturin në prani të personit që e shoqëron dhe të kontrollojë deklaratën noteriale të lëshuar për udhëtimin e të miturit të pashoqëruar nga prindërit, por nga persona të autorizuar prej tyre.

Në të gjitha rastet, deklarata noteriale që lëshohet për të miturit e pashoqëruar, përmban elementët e mëposhtëm:

  1. a) deklarimin e prindit që autorizon udhëtimin me prindin tjetër, apo personin që e shoqëron, me kusht për të mos e braktisur të miturin në vendet e destinacionit;
  2. b) emrin, mbiemrin dhe datëlindjen e të miturit,si dhe numrin e dokumentit të udhëtimit;
  3. c) deklarimin nga prindi i të miturit të destinacionit të saktë të udhëtimit, deklarimin që nuk do të braktisë fëmijën, adresën e saktë të destinacionit ku do të shkojë, afatin e qëndrimit(datën e nisjes dhe datën e kthimit);
  4. d) deklarimin e adresës së saktë, gjenealitetet dhe numrin e telefonit të pritësit, nëse udhëton për te të afërmit;
  5. e) deklarimin për përgjegjësinë penale të prindit ose të kujdestarit, në rastet e braktisjes së të miturit;
  6. f) përcaktimin e periudhës së vlefshmërisë së deklaratës noteriale.

Në rastet kur prindërit janë të divorcuar, i mituri lejohet të udhëtojë jashtë vendit në shoqërinë e njërit prej prindërve, vetëm nëse është lëshuar një deklaratë noteriale nga prindi tjetër,pavarësisht se cili prej tyre ka përgjegjësinë prindërore me vendim gjyqësor. Përjashtim nga ky rregull bëhet në ato raste kur në vendimin e gjykatës që ka përcaktuar përgjegjësinë prindërore,janë përcaktuar edhe masa apo të drejta për zhvendosjen e të miturit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, nga njëri apo të dy prindërit.

Të fundit

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin...

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Alarm në familje/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura

Dy të mitura janë raportuar të zhdukura ditën e sotme në Fushë Kosovë, pasi prindërit e tyre kanë ngritur alarmin. Sipas autoriteteve, prindërit kanë raportuar...

Lajme të tjera

Web TV