Kreditë e buta/Muajin tjetër hapet thirrja për 1000 përfitues në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 1000 familje dhe çifte të reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga programi i kredisë së butë.

Lajmi u dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se muajin tjetër do të hapet thirrja për dhënien e kredive të buta.

“Duke filluar nga muaji tjetër bashkë me Entin Kombëtar të Banesave ne do të hapim një thirrje  për 1000 kredi të reja të buta dhe siç kemi parë nga thirrja e parë që patëm me 1000 kreditë e para, kryesisht kanë qenë këto lloj zonash. Pra zona që janë midis Unazës së Tretë dhe Unazës së Pestë të Tiranës, zona që kanë ndërtime të reja dhe të përballueshme për sa i përket fuqisë së kredisë, por edhe fuqisë që mund të paguajë një familje e re. Dhe zona që preferojnë një apartament aty ku është afër një shkollë, një kopsht apo një çerdhe”, u shpreh Veliaj.

Bashkia e Tiranës përmes projektit për kredi të butë, i ofron mundësinë mijëra familjeve dhe çifteve të reja për të marrë një shtëpi të re, në zona me akses nëpër shkolla, kopshte apo çerdhe.

Për sa i përket procedurës së kredive të buta, të gjitha aplikimet e bëra në njësitë administrative për strehim nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë, shqyrtohen në bashkinë e Tiranës për të bërë më pas dhe përzgjedhjen e familjeve që plotësojnë kriteret për të marrë kredi të butë me interes 3%.

Të fundit

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV