Rama: Nëse Irani sulmon Shqipërinë, ka sulmuar direkt NATO-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe një herë kërcënimeve të Iranit lidhur me strehimin e muxhahedinëve.

Duke folur përpara Këshillit të OSBE-së, Rama tha se çdo sulm që mund të vijë nga Irani është një sulm direkt ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Sipas tij, Shqipëria e ka marrë përsipër riskun që bartin muxhahedinët, duke luftuar përkrah NATO-s.

Rama u shpreh gjithashtu se Shqipëria është krenare për çdo konsensus politik që ka ndërmarrë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Është inkurajuese të kuptosh se bashkëpunimi ynë dhe iniciativat tona janë në drejtimin e duhur. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja. Kjo është nisja e bisedimeve më të gjata, t’i japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve. Dua të siguroj që të ketë qartësi dhe të jeni të qartë që do të kemi kuptueshmëri mes kësaj organizate. Do ta bëjmë këtë gjë me respekt, pasi vetëm kështu ne do të vazhdojmë të bëjmë diferencën dhe kështu mund të marrim vëmendje, si dhe të bindim të tjerët që nuk na shohin ashtu sikurse duhet. Do të kem parasysh gjithçka që ju do të thoni, do ta dëgjoj me vëmendje dhe do të informohem për gjithçka që do të diskutoni këtu”, theksoi Rama.

Një ditë më parë, Irani përmes udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei kërcënoi Shqipërinë duke thënë se është një vend i ligë që po strehohen muxhahedinët.

Një vend i vogël evropian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit,” deklaroi Ali Khamenei.

Lexo edhe :  Spiropali për procesin e anëtarësimit në BE: U sigurua nga Edi Rama dhe PS!

Kujtojmë se muxhahedinët iranianë përfaqësojnë një lëvizje opozitare iraniane në mërgim që synon të rrëzojë Republikën Islamike.

Reagimet e forta të liderit iranian erdhën pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Të fundit

Gonxhja njofton hapjen e sezonit turistik: Ja oraret për të vizituar muzetë, kalatë…

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, përmes një video promovuese, njofton nisjen e sezonit turistik 2025 dhe...

Cigaret elektronike i kthejnë mushkritë në ‘kokoshka’

Po, cigaret elektronike janë toksike. Një adoleshent në SHBA zhvilloi një sëmundje të quajtur “popcorn lung” (mushkritë kokoshka) pasi kishte përdorur fshehurazi cigaret elektronike për...

Liderët shtetërorë nderojnë Dëshmorët e Atdheut, përulen para monumentit “Nëna Shqipëri”

Liderët shtetërore, sot më datë 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve kanë nderuar dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ata janë përulur përpara...

Akuzohet për trafikim seksual, dhunë dhe shantazh/ Diddy përpara gjykatës federale sot

Ish-producenti dhe artisti i njohur amerikan Sean ‘Diddy’ Combs do të dalë këtë të hënë përpara gjykatës federale në Manhattan, për një proces të...

“Nuk duhet të keni frikë!” Zv. presidenti i SHBA-së mesazh politikanëve shqiptarë?

Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në javën e ethshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, zv. presidenti i Shteteve të Bashkuara të...

Lajme të tjera

Web TV