Foto/ Pamjet optimiste të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përndryshe mund të quhen dhe pamje optimiste nga Tirana.

Më së shumti kemi predispozitën për të pasur një sens kritik ndaj vendit ku jetojmë. Dhe hera-herës kalojmë në fyerje e sharje, a thua se jemi marsianë e jeta në Tokë na duket shumë e brishtë e fare e pakulturuar.

Shpesh dëgjojmë të thuhet se Tirana ka një nivel të lartë të ndotjes, qyteti është i zhurmshëm, se është populluar ca si tepër dhe se është hedhur beton më shumë nga sa duhet. Këto janë mëse të vërteta. Por në të vërtetë nuk janë vetëm këto. Sepse gjithmonë në të gjitha rastet një medalje ka dy anë. Varet nga e sheh dhe çfarë sheh.

Të shohësh gotën si gjysmë të plotë, mund të nënkuptojë një jetë më të gjatë”, është një nga përfundimet e hulumtimeve që qarkullon rëndom në mesazhet e psikologëve.

Nëse i mëshon fort fakteve negative, kjo e bën trishtuese panoramën dhe aspak optimiste. Por pesimizmi nuk është se ndikon mirë në mbarëvajtjen e jetës tonë.

Në fakt, Tirana është një qytet komod e që dhuron spektakël në vazhdimësi.

Këto janë foto të shkrepura në kohën e rënies së muzgut, pikërisht në një ditë të ftohtë janari.

Një pamje optimiste e jetës mund të rrisë shanset tuaja që të keni një jetë të gjatë”, sugjerojnë studime të reja.

Dhe për më tej, një tjetër studim del në përfundimin se: “Optimizmi është një parashikues i fuqishëm i jetëgjatësisë”.

Si përfundim, këto janë pamje spektakolare të një Tirane buzë-mbrëmje, ose përndryshe, mund të quhen dhe pamje optimiste. /Fjala.al/

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV