Sot mbani sytë nga qielli, shfaqet eklipsi i parë për 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eklipsi i parë i 2020-ës ka për protagoniste Hënën

Eklipsi i parë i vitit 2020 filloi pas orës gjashtë pasdite sot, dhe do të zgjasë 43 orë. Ai ka për protagoniste Hënën, e cila do të duket e paqartë  nga një vello që do të dobësojë dritën e saj, duke gjeneruar një efekt shumë mbresëlënës.

Në fakt do të jetë një eklips gjysmëhënor, i cili ndodh kur Hëna kalon nëpër pjesën e jashtme të konit së hijes që Toka projekton në hapësirë.

Do të jetë një nga eklipset më të mira të mundshme gjysmëhije, sepse në momentin maksimal të ngjarjes, rreth 90% e diskut hënor do të duket i turbullt: “kjo është praktikisht përqindja e diskut hënor që do të jetë brenda gjysmëhijes së Tokës”, thotë për ANSA-s Paolo Volpini, i Unionit të Astronomëve Amatorë Italianë (Uai).

Ky është një nga katër eklipset gjysmëhije të parashikuara në 2020, të tjerët do të verifikohen në 5 qershor, 5 korrik dhe 30 nëntor. Këtë vit nuk do të ketë eklipse hënore të pjesshëm apo të plotë që do të verifikohen kur Hëna të hyjë pjesërisht apo plotësisht në këndin e hijes së Tokës. Fenomeni astronomik do të jetë i dukshëm në Europë, Azi dhe Afrikë. Do të zgjasë rreth katër orë: nis në orën 18:07, me efektin e errësimit të dritës së Hënës, që do të nisë në anën e majtë të Hënës, do të ketë kulmin e vet në orën 20:10 dhe do të përfundojnë në orën 22:10./Fjala.al/

Burimi: huffingtonpost.it

Të fundit

Topalli:PS manipuloi votat e diasporës,shifra që nuk i arrin as inteligjenca artificiale!

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit akuzon...

Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

KQZ ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se mospërputhja mes fletëve të votimit dhe zarfeve nuk lidhet me ndërhyrje apo manipulime, por...

Parashikimi i horoskopit 19 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot mund të ndiheni disi të lodhur. Është e këshillueshme që të shmangni çdolloj konflikti me partnerët në biznes dhe marrjen e vendimeve. Shtyni...

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55 vota. Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka...

Lajme të tjera

Web TV