Transplanti i fytyrës / Si u transformua jeta e 21-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transplati i organeve jetësore te njeriu është një nga arritjet më madhështore të mjekësisë, por duket se kjo nuk mjafton. Mjekësia i ndryshon rrjedhën e jetës njerëzve edhe përmes transplantit të fytyrës. Një e re, 21-vjeçare ka ndryshuar jetën e saj pas transplanit të fytyrës. Mjekëve u është dashur të qëndrojnë rreth 16 orë në sallën e operacionit për të bërë me fytyrë të re një 21-vjeçare.  Nationalgeographic, i ka kushtuar një shkrim të zgjeruar ndërhyrjes për transplant, në përfundim të të cilit rezultatet janë mahnitëse.

“Gjashtëmbëdhjetë orë më parë kirurgë në Sallën Operative 19 në Klinikën Cleveland filluan punën delikate për heqjen e fytyrës nga një grua 31-vjeçare, e cila u deklarua ligjërisht e vdekur tre ditë më parë. Grupi i mjekëve ata do ta marrin fytyrën e 31-vjeçares për ta vendosur tek një 21-vjeçare, e cila ka pritur më shumë se tre vjet për një fytyrë të re”-thuhet në artikull ku i gjithë ‘udhëtimi” i  21-vjeçares shoqërohet me foto nga salla e operacionit .

Frank Papay, një kirurg veteran plastik, pasi ka “marrë” fytyrën e 31-vjeçares në një tabaka, duke e mbajtur atë me kujdes në duar e dorëzon në sallën ku Katie Stubblefield pret. Katie do të jetë personi i ri që do të marrë një transplant të fytyrës në Shtetet e Bashkuara. Klinika që kryen ndërhyrjen nga në treshen e parë të 40 klinikave më të mira në botë. Ndërhyrja do të shërbejë edhe si rast studimi, për operacionet që janë ende në fazë eksperimentale.

Sipas National Geographic Katie Stubblefield humbi fytyrën të saj kur ishte 18 vjeç. Në moshën 21 vjeç, mjekët i dhanë Katies një fytyrë të re.  National Geographic, e cilëson këtë rast si një histori të traumës, identitetit, rezistencës, përkushtimit dhe mrekullive të mahnitshme mjekësore.

Lexo edhe :  ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

SHKRIMI I PLOTE

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV