Ndodh për herë të parë, shkenca publikon hartën si formohen gjymtyrët e trupit njerëzor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë treguar për herë të parë procesin e formimit të gjymtyrëve të fetusit me anë të një “harte” qelizore.
Gishtërinjtë e duarve dhe të këmbëve të njeriut nuk rriten me drejtim nga jashtë. Ato krijojnë një formacion të madh dhe qelizat tërhiqen duke formësuar dalëngadalë gjymtyrët.

Pas rreth 7 javësh që qelizat zhvillohen, një “vdekje e organizuar” e tyre më në fund zbulon formën e gishtërinjve.

Procesi i formimit të gjymtyrëve është vizualizuar për herë të parë te njeriu sepse më parë vetëm është studiuar te minjtë apo zogjtë. Kjo mund të ndryshojë mënyrën si mjekët diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullimet muskulare e skeletore.

Studimi është pjesë e iniciativës së Atlasit të Qelizës Njerëzore i cili synon të hartëzojë çdo lloj qelize në trupin njerëzor. Shkencëtarët kanë përdorur teknologjinë më të fundit për të krijuar harta që tregojnë vendndodhjen ekzakte të qelizave në fazat e para të zhvillimit të organizmit njerëzor.

Fillimisht gjymtyrët shfaqen si trajta të çregullta në anët e trupit, pa një formë ose funksion specifik. Pas 8 javësh zhvillimi, ato formohen plotësisht, janë të ndërlikuara nga ana anatomike dhe quhen gjymtyrë të plotësuar me gishtërinj.

Kjo kërkon një orkestrim të shpejtë dhe preciz nga qelizat. Çfarëdo ndërlikimi, sado i vogël mund të ndikojë dhe të rezultojë në një sindromë që prek gjymtyrët, gjë që ndodh çdo 1 në 500 lindje në mbarë botën./O.S

 

 

Të fundit

Veliaj në qeli/ Rama-komentuesit: Ku i ke parë dorëheqjet me asociacion?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe akuzave se duhet të largohet për shkak se ka persona të qeverisë në burg. “Ku i...

“Travel Off Path”/ Pse Shqipëria po bëhet destinacioni kryesor turistik në Evropë?

Evropa të sjell në mendje imazhe të bulevardeve madhështore pariziene, rrënojave të lashta romake dhe plazheve spanjolle të mbushura me diell, sipas “Travel Off...

Lobimi i PD në SHBA/ Rama: Kontratë lebetitëse për të pastruar damkën e bufit të kënetës

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

“Nuk do të na zotërojnë kurrë”/ Kryeministri i ri kanadez me tone të ashpra ndaj SHBA-së

Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, në fjalimin e tij të parë pas fitores, ka mbajtur një qëndrim të fortë kundrejt Shteteve të...

Tentativa e tetë/ Kuvendi i Kosovë mblidhet sot sërish në seancë konstituitive

Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 10:00 për të vazhduar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë. Në...

Lajme të tjera

Web TV