Vendosin penalltitë, Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid fiton një trofe tjetër por kësaj radhe mbetet edhe shija e ëmbël e fitores në derby.

“Los Blancos” triumfuan në Arabi Saudite kundër Atletico Madrid pas penalltive, ndërkohë që 90 minutat tradicionale dhe 30 minutat shtesë nuk mjaftuan për të përcaktuar një fitues, por as bëri tifozët e shumtë të festonin ndaj një goli.

Ndeshja tregoi ekuilibër midis ekipeve të Zidane dhe Simeone, ku loja më e mirë e Realit balancoi rastet e shumta që pati Atletico.

Ndeshje ishte e tensionuar në fundin e saj, me një karton të kuq të Valverde ndaj një faulli të rëndë ndaj sulmuesit të Atletico, Morata, në kundërsulm.

Protagonist në minutat e fundit ishte portieri belg i Realit Thibaud Courtois, që shpëtoi në disa raste veçanërisht në minutat shtesë, si dhe gjatë penalltive, ku priti dy prej tyre.

Carvajal shënoi i pari për Real Madrid, ndërsa Saul Niguez gaboi. Rodrygo po ashtu u tregua i saktë për Realin e Madridit, ndërsa mesfushori i Atleticos, Thomas, gaboi. Luka Modric tregoi klas dhe saktësi në penalltinë e tij, ndërsa Trippier shënoi penalltinë e parë për Atleticon, duke çuar shifrat në 3-1.

Kapiteni Sergio Ramos kishte mundësinë të shënonte dhe të fitonte trofeun për Realin dhe veterani i mbrojtjes bëri pikërisht këtë gjë. Me një qetësi të jashtëzakonshme, kapiteni spanjoll shënoi dhe festa ishte e gjitha e Realit të Madridit./Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV