Tërmeti, Kuvendi iu heq lekët Arsimit dhe Mbrojtjes, detajet  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi shkurtoi fondet e Ministrive, të sistemit të Drejtësisë dhe disa institucioneve të tjera në shumën e 23 milionë eurove, si pasojë e rishikimit të buxhetit 2020, për llogari të mbulimit të pasojave, që shkaktoi tërmeti.

Sipas tabelave të institucioneve, shkurtimi më i madh i fondeve është bërë për ministrinë e Arsimit dhe atë të Mbrojtjes. Fondet për arsimin u shkurtuan nga parashikimi fillestar më 2020 me 555 milionë lekë ose 4.5 milionë euro. Ndërsa për ministrinë e Mbrojtjes shkurtimi i fondeve ishte 790 milionë lekë ose 6.4 milionë euro.

Tek Ministria e Infrastrukturës u shkurtuan 285 milionë leke ose 2.1 milionë euro, tek ministria e Brendshme u shkurtuan gjithashtu 2.1 milionë euro.

Fondi shqiptar i Zhvillimin pas rishikimit të buxhetit 2020 do të ketë rreth 3 milionë uro më pak fonde.

Për Ministrinë e Shëndetësisë janë shkurtuar 0,6 për qind e fondeve ose 2.8 milionë euro.

Në ministrinë e Arsimit  janë shkurtuar fondet për arsimin e 9-vjecar, atë të mesëm dhe programet për shkencën teksa është lënë i paprekur fondi për arsimin e lartë.

Janë shkurtuar mbi 700 mijë euro fonde të prokurorisë dhe gjyqësorit, por janë lënë të paprekur fondet për institucionet e reja të drejtësisë SPAK dhe KLP-së.

Përllogaritjet paraprake tregojnë së dëmet që ka krijuar tërmeti i 26 nëntorit në të gjithë vendin, tashmë i kanë kaluar 700 milionë eurot, teksa shumë banesa në zonat e prekura nuk e kanë kaluar vlerësimin teknik, çka do të thotë se fatura do të rritet frikshëm në ditët në vijim.

Qeveria është vënë në lëvizje në dy drejtime, donacionet që përfshijnë një fushatë me qytetarët dhe bizneset në portalin E-Albania dhe një sensibilizim mes donatorëve publikë dhe privatë në vendet e huaja. Nëpërmjet donatorëve Kryeministri Rama ka njoftuar se pret të grumbullojë në periudhën afatshkurtër 7 miliardë lekë, afërsisht 56 milionë euro, ndërsa 20 miliardë lekë (165 mln euro) janë rialokuar nga buxheti i vitit 2020. Burimi /monitor/

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV