Njihuni me shpirtin tuaj binjak sipas horoskopit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi dhe Ujori

Çifti që u përket këtyre dy shenjave kurrë nuk do të provojë të jetojë në monotoni, sepse ata i duan gjërat aventureske dhe emocionuese. Gjithashtu mund të jenë shumë inovative së bashku, por edhe duhet t’i japin liri apo hapësirë njëri-tjetrit.

Dashi dhe Gaforrja

Një Dash është gjithmonë i guximshëm. Trimëria e personalitetit të tij, ajo energjia e lartë, gjithmonë do ta magjepsë Gaforren, e cila do të përpiqet të nxisë më shumë energji tek Dashi.

Peshqit dhe Dashi

Peshqit dhe Dashi mund të jenë një çift i mirë me njëri-tjetrin, por ata duhet të ndajnë një lidhje të thellë mes tyre. Peshqit do të jenë delikatë nga ana e tyre, ndërsa Dashi tenton të jetë një lider dhe ky bilanc do të ndihmojë marrëdhëniet e tyre të zgjasë më gjatë.

Demi dhe Gaforrja

Këto shenja plotësojnë njëra-tjetrën për ta familja është kryesorja e fakti se mbi të gjitha duhet të qëndrojnë së bashku.

Demi dhe Bricjapi

E duan njëri-tjetrin përmes një të kuptuari telepatik. Demi do të admirojnë punë dhe natyrën e qeshur të Bricjapit, ndërsa ky i fundit do të vlerësojë natyrën e ndjeshme të tjetrit.

Shigjetari dhe Dashi

Një Shigjetar gjithmonë ndjek zemrën dhe asnjëherë dramat. Ai është gjithashtu person argëtues dhe i dashur, nga ana tjetër, dashi është një flutur sociale dhe kështu që nuk do të ketë hapësirë për dramë.

Gaforrja dhe Peshqit

Këto dy shenja uji, më shumë sesa marrëdhënie kanë një  lidhje shpirtërore. Të dy janë sentimentalë në natyrë dhe të dy përpiqen shumë për të mos lënduar njëri-tjetrin.

Luani dhe Shigjetari

Këto dy shenja kur janë bashkë shfaqin natyrë të dashur. Luanët janë pak kokëfortë, por Shigjetari do ta dojë besimin e Luanit dhe do ta ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e tyre.

Lexo edhe :  Banorët e lumit të Vlorës sërish në protestë, kundër punimeve për ujësjellësin e Himarës

Virgjëresha dhe Bricjapi

Virgjëresha si natyrë është e zhytur në mendime dhe shumë introverte, por kur është me një Bricjap hapet shpejt dhe tregohet plotësisht e sinqertë me personin tjetër. Bricjapi do të tërhiqet nga sinqeriteti i saj.

Luani dhe Binjakët

Çifti aventuresk dhe me shumë fat. Luani fokusohet në të qenit një partner lider dhe Binjakët kanë prioritet që tjetri të ndihet i dashuruar.

Ujori dhe Binjakët

Këto dy shenja të ajrit tregojnë se partnerët do të jenë së bashku në uljet dhe ngritjet e jetës. Binjakët admirojnë idenë se Ujori është krijues, çka do t’i ndihmojë ata të ecin së bashku në jetë.

Peshorja dhe Luani

Këto shenja janë shumë sociale. Ata i duan tubimet dhe janë shumë më të hapur në shprehjen e vetës. Luani gjithmonë ka kërkesa dhe Peshorja do t’ja plotësoje ato.

Akrepi dhe Luani

Akrepi mund të jetë me një gjuhë të mprehtë dhe xheloz, por Luani do ta ushqejë tjetrin me epsh dhe sfida. Natyra e tyre mund t’i shtojë më shumë shkëndija lidhjes.

Binjakët dhe Peshorja

Binjakët dhe Peshorja përshkruajnë çiftin që ka seksualitet dhe dashuri të pangopur. Marrëdhënia mes këtyre shenjave do të jetë gjithmonë e freskët. Ata të dy do të gjejnë mënyra për të krijuar qetësi mes tyre./Fjala.al

Të fundit

“Dëgjova të shtënat “bam! bam”! Detaje të reja, si u vra babai në sytë e djalit?

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Vladimir Topjana në Itali. Ai u qëllua me plumb në kokë...

PËRGJAKU mbi 50 njerëz, kapet skifteri ‘vrasës’!

undimi i terrorit të një skifteri të Harrisit iu dha fund, pasi u kap nga një banor i fshatit anglez. Zogu dyshohet se kreu...

EMRAT/ Vjedhje dhe pastrim parash, ekstradohen dy shqiptarë nga Gjermania dhe Italia

Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Italia dhe Gjermania, si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Flavio Merkuri, 18 vjeç dhe Ilia Ndoka,...

Ku ka humbur Chris LaCivita që u paralajmërua se do vinte në Shqipëri të shtunën?

Pas deklaratës së Edit’h Harxhit, zyrtares së PD-së dhe kandidates për deputete, se Chris LaCivita do të vinte në Tiranë dhe do të drejtonte...

Seanca për ndryshimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për revokimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të cakuar ndaj saj. “Në përfundim të...

Lajme të tjera

Web TV