Rusia pa qeveri, Medvedev dorëhiqet pas deklaratës së Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri rus Dmitry Medvedev, i ka paraqitur sot dorëheqjen presidentit Vladimir Putin. Ky njoftim befasues vjen vetëm pak minuta pas fjalimit të Putinit në lidhje me reformat në Kushtetutën Ruse ku parashikohet forcimi i kompetencave të Parlamentit duke ruajtur karakterin presidencial të sistemit politik.

Nuk ka qenë vetëm kryeministri por edhe ministrat të cilët i kanë hapur rrugë ndryshimeve në Kushtetutës dhe balancës së pushtetit. Presidenti falënderoi kryeministrin dhe ministrat për largimin e tyre duke ju kërkuar atyre që jenë vigjilentë për postin deri në caktimin e ekipit të ri.

“Unë dua t’ju falënderoj për gjithçka që është bërë. Dua të shpreh kënaqësinë time për rezultatet e marra edhe nëse nuk kishte sukses në çdo gjë”, -u shpreh Putin.

Putin ka përmendur edhe idenë e referendumit për miratimin e këtyre reformave.

“Unë e konsideroj të domosdoshme që qytetarët e vendit të kenë të drejtën e tyre për të votuar të gjitha rishikimet e propozuara të Kushtetutës”, -tha Putin në fjalën e tij./Fjala.al

Të fundit

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit të “bekuara” nga yjet! Do të kenë shumë fat dhe para

Marsi i vitit 2025 sjell energji pozitive për tre shenja të zodiakut , pasi pozicionimi i Diellit me Hënën...

Foshnja lind me veshin në faqe për shkak të një sindrome të rrallë

Një foshnjë lindi me një gjendje të rrallë që bëri që ai të kishte veshin e djathtë në faqe dhe pa syrin e djathtë,...

Kjo tabelë e qarkullimit rrugor po bën ‘lëmsh’ drejtuesit e mjeteve në Europë

Një tabelë e qarkullimit rrugor, e cila fillimisht është përdorur në Francë dhe tashmë ka nisur të vendoset edhe në rrugët e Spanjës dhe...

Gjykata e Lartë kundër Trump: Disa fonde të USAID duhet të rikthehen

Gjykata e Lartë rrëzon Donald Trump mbi USAID dhe vendos që duhet të rifillojnë pagesat prej dy miliardë dollarësh të detyruara ndaj kontraktorëve që...

Disa muaj pas vdekjes së Liam Payne, rrëfehet në lot partnerja e këngëtarit

E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, teksa është shfaqur në intervistën e saj të parë që pas vdekjes së këngëtarit, është shprehur se...

Lajme të tjera

Web TV