Vrasjet sekrete rrezikojnë të kthehen në normalitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 3 janar 2020 SHBA vranë gjeneralin iranian Kasem Soleimani përmes një sulmi me dron. Më 23 gusht 2019 pandehet se shërbimi sekret rus vrau çeçenin në emigracion Zelimkhan Khangoshvili në Berlin.

Më 2 tetor 2018 shërbimi sekret saudit vrau gazetarin Jamal Khashoggi në Stamboll. Kjo seri vrasjesh, sulmesh dhe rrëmbimesh mund të vazhdohet lehtësisht edhe në Gjermani.

Një valë frikëngjallëse vrasjesh nga shërbime sekrete ka mbërritur tashmë në Europë dhe ka pak gjasa për përmirësim. “E ardhmja e afërt mund të ketë më shumë vrasje me sfond shërbimet sekrete“, parashikon ish-presidenti i Shërbimit Informativ gjerman BND, Gerhard Schindler, sikurse u shpreh ai në një diskutim zhvilluar  në muzeun gjerman të spiunazhit.

Toni po bëhet gjithnjë e më i ashpër

Një arsye për këtë është shpërbërja e rendit të vjetër ndërkombëtar. Fuqitë e mëdha SHBA, Rusia dhe Kina konkurrojnë me fuqitë rajonale në ekspansion si Irani dhe Arabia Saudite, Toni po bëhet gjithnjë e më i ashpër.

Mekanizmat ekzistuese për të zgjidhur konfliktet paqësisht, po dështojnë gjithnjë e më më shpesh dhe ka rrezik real, që të normalizohen vrasjet në fshehtësi”, tërheq vëmendjen Patrick Sensburg nga partia kristiandemokrate (CDU).

Është e qartë edhe se: Vrasjet me qëllim aplikohen prej kohësh prej shteteve. Rusia, Izraeli apo SHBA në 30 vitet e fundit rregullisht e kanë përdorur këtë mjet. Ndërsa në Europë pas Luftës së Ftohtë për një kohë të gjatë ka qenë qetësi. Duket se tani këto kohë kanë marrë fund.

Vrasjet sekrete dhe sulmet kanë sfonde të ndryshme: Operacionet si ai i SHBA.së kundër gjeneralit iranian Soleimani apo aksionet e shërbimeve sekrete izraelite kundër Hamasit dhe Hisbollahut synojnë të prekin kundërshtarët ushtarakë. Qëllimi është i qartë, të parandalohen sulmet e ardhshme, pa arritur deri tek lufta.

Shpesh vdesin edhe të paimplikuar

Një lloj krejt tjetër vrasjesh janë sulmet nga hakmarrja. Ndër to bëjnë pjesë p.sh. vrasja e Khangoshvilit apo e Khashoggit, sulmi ndaj Sergej Skripal si edhe sulmet izraelite për vrasjen e kriminelëve nacionalsocialistë të luftës. Me këto synohet shpagimi për veprime në të shkuarën. Kritikët i bëjnë të heshtin dhe njëkohësisht këto sulme kanë vlerë simbolike si paralajmërim ndaj botës.

Por kush rrezikohet të bjerë viktimë e të tilla sulmeve? Faktikisht kjo prek një grup të vogël personash: Armiq ushtarakë si dhe disidentë politikë, opozitarë apo agjentë që kalojnë në krahun tjetër.

Lexo edhe :  Ndërhynë në zgjedhjet e Venezuelës/ Presidenti Maduro vë gishtin mbi mafian shqiptare

Lufta kundër terrorizmit që nga viti 1970 po i shkrin gjithnjë e më shumë këta kufij. Gjithnjë grupe të vogla të organizuara mirë dhe në anonimitet mund të kryejnë sulme dhe po ashtu ato vihen edhe vet në shënjestër të vrasjeve me paramendim.

Sulmet e shërbimeve sekrete izraelite kundër udhëheqjes së Hamasit dhe Hisbollahut janë një shembull për këtë.

Një problem i veçantë është: “Vrasje me objektiv të caktuar” tingëllon precize, por prej tyre vdesin faktikisht jo vetëm ata që janë në shënjestër”, por edhe të pa implikuar. Një çift anglez gjeti vdekjen rastësisht, sepse ra në kontakt me gazin e nervave, që ishte destinuar për vrasjen e agjentit rus Sergej Skripal.

Në Norvegji shërbimi sekret izraelit ngatërroi një islamist me një kalimtar të pafajshëm – duke vrarë kësisoj personin e gabuar. Gjenerali Soleimani nuk ishte i vetmi i vrarë prej sulmit me dron – prej tij humbën jetën edhe persona, që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Rreziku i dëmeve kolaterale gjatë vrasjeve nuk mund të përjashtohet asnjëherë.

Sinjalizues të kohëve të trazuara

Morali nga historia? Në shtetet si Gjermania, ku dënimi me vdekje është i ndaluar, indinjata morale për operacionet e vrasjeve është mjaft e madhe. Edhe OKB i dënon rregullisht operacionet e vrasjeve.

Kështu ndodhi edhe pas vrasjes së Soleimanit apo të Khashoggit. SHBA, Izraeli apo Rusia megjithatë kanë një tjetër perceptim për të drejtën kur është fjala për mbrojtjen nga terrorizmi dhe kërcënimet për vrasje në botën e jashtme.

Për më tepër që pikërisht këto vende vazhdimisht ndodhen në konflikte ushtarake në botë, prej nga rrezikohet siguria e tyre. Një zgjidhje e kësaj kontradikte duket sot më e largët se kurrë më parë. Ende gjendja në Gjermani është relativisht e qetë.

Shumica e “vrasjeve të qëllimshme” ndodhin në rajonet e mëdha të krizave në botë si në Lindjen e Mesme, në Afganistan apo në Ukrainë. Por globalizimi, migracioni, edhe konflikti ruso-perëndimor po spostohen gjithnjë e më pranë Gjermanisë. Vrasja e Khangoshvilis më 2019 apo rrëmbimi i funksionarit vietnamez Trinh Thanh më 2017 në Berlin janë shenja që sinjalizojnë kohë të trazuara./DW

Të fundit

“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar...

“Pranoj humbjen”, Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Dashamir Shehi pranon humbjen duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet e 11 Majit. Ndaj ka vendosur të largohet nga drejtimi i...

Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit. CNN, duke cituar inteligjencën amerikane dhe sipas zyrtarëve amerikanë, shprehet se një sulm i tillë do...

Dosja e Sterilizmit, Beqaj kërkon pafajësi:I referohen çështjes si “Beqaj dhe të tjerët”

Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi” me të pandehur dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ilir Beqaj ka dëshmuar në...

Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV