Dy fjalë për Fjalën, nga Ylli Manjani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, gazetarja Blerina Gjoka më telefonoi dhe më kërkoi një intervistë për një gazetë të re që do quhej Fjala.

U intrigova të them të drejtën për dy arsye të atëçastshme: së pari ç’është kjo nismë për gazetë print në këtë kohë të vështirë për printin dhe, së dyti ç’është ky emër “Fjala”?!

Nuk e pyeta më gjatë Blerinën, sepse më erdhi zor, po pa e zgjatur i dhashë opinionin tim për reformën zgjedhore që medemek po bëhet.

Më duhet të pranoj që ishte ndjesi e veçantë që një gazetë e printuar për herë të parë që gjendej në faqen e saj të parë edhe emri im. Besojeni ose jo, por është një emocion edhe kjo.

Nejse, desha t’i uroj sukses kësaj gazete për sipërmarrjen e saj në këtë kohë të vështirë ekonomike dhe mbi të gjitha demokratike. Fjala, ajo e vërteta, është bërë e vështirë e për pasojë shumë e kushtueshme. Pushteti e politika që jetojnë me fjalën, duan t’ja ulin vlerën duke i rritur taksën. Taksa e fjalës është më e rënda që mund t’i vendoset një shoqërie. Le pastaj një shoqërie demokratike!!

Meriton një sukses të madh pra nisma e Fjalës, dhe një lutje të gjatë që ajo, pra gjithmonë Fjala të mos spërdridhet e as përdoret si “plumb për armikun”.  Uroj shumë që Fjala mbi të gjitha të jetë e LIRË, siç e keni vënë dhe në logon Tuaj!

Uroj që plumbi i tharë në letrën e Fjalës t’ja vlejë për të shëruar shoqërinë demokratike nga terri informativ i lajmeve të blera dhe i lajmeve për klikim.

Fjalën e merr edhe era, por e gdhendur në letër jo dhe aq kollaj. Prandaj uroj që ajo letër të jetë e vërteta!

Lexo edhe :  Lojë e ndyrë me drejtësinë e re

Mendova t’i ndaj me ju të Fjalës këto dy fjalë.

Të fundit

Real Madrid nuk dorëzohet kurrë, Los Blancos përmbysin Bayernin dhe shkojnë në finale

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los...

Presidentin e PSG nuk e mbajnë nervat, shpërthen në ofendime ndaj gazetarit (Video)

Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i PSG, deklaroi pas eliminimit të ekipit të tij nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalet e Champions League se fati ju mohoi...

Aktorja e njohur zyrtarizon lidhjen me ish-banorin e BBV (Foto)

Aktorja e njohur, Ana Lika prej disa kohësh është përfolur për një lidhje me ish-banorin e Big Brother Vip, Bjordi Mezini. Pavarësisht spekulimeve të shumta,...

Nisma e Ramës/ Avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së

Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën ndaj opozitës për të çuar...

Moti i keq godet juglindjen, breshëri shkakton dëme në pemëtari

Moti i keq ka përfshirë juglindjen në orët e pasdites. Reshje të dendura breshëri kanë goditur njësinë administrative të Leskovikut. Goditjet nga breshëri i fortë kanë...

Lajme të tjera

Web TV