Gjyqtarja e Endrit Dokles bie në duart e ILD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë do të shqyrtojë të gjitha shkeljet që kanë bërë gjyqtarët në vendimet e tyre.

Pas zgjedhjes së kreut të ILD-së, Artur Metani, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ankesën e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj  për sa i përket gjyqtares Enkeleida Hoxha që vendosi për lirimin e Edndrit Dokles.

Para katër ditëve, ishte ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ajo që dënoi lirimin nga burgu të ish-numrit të dy të Bandës së Durrësit. Ajo e cilësoi lirimin e Dokles nga qelia, një këmbanë alarmi për drejtësinë.

Ajo deklaroi se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, edhe i ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të.

Gjonaj tha se rasti i Hoxhës i ishte dërguar për verifikim Këshillit të Lartë të Drejtësisë dy vite më parë, pasi e njëjta gjyqtare firmosi askokohe lirimin nga qelia të Genc Tafilit, duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri nga ana e këtij institucioni.

Megjithatë, nga ana tjetër, vetë KLP thekosn se kompetencat për këtë denoncim i zotëron tashmë vetëm ILD-ja.

Si rrjedhojë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të gjitha kërkesat apo ankesat e ardhura në adresë të këtij institucioni për gjyqtarët.

Duke marrë shkas nga disa zhvillime të kohëve të fundit dhe në vijim të kërkesave të përsëritura nga individë dhe institucione shtetërore në adresë të tij, Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron opinionin publik në lidhje me procedimin disiplinor të gjyqtarëve. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e përcakton Këshillin e Lartë Gjyqësor si organin përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe mbarëvajtjes së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve, si dhe për marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Në lidhje me këtë të fundit, neni 147/d i Kushtetutës parashikon se Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve. Pra, nuk është Këshilli i Lartë Gjyqësor, por Inspektori i Lartë të Drejtësisë, organi kushtetues i cili fillon procesin e kryerjes së verifikimit të shkeljeve disiplinore dhe të procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve. Kompetencat dhe përgjegjësitë respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë rregullohen më hollësisht edhe në Ligjin nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Referuar dispozitave kushtetuese dhe atyre për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të ushtrojë kompetencat e verifikimit të ankesave ndaj veprimtarisë së gjyqtarëve, pasi këto i përkasin Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Për rrjedhojë, të gjitha kërkesat e depozituara pranë KLGJ nga individë dhe institucione shtetërore në të cilat ngrihen pretendime lidhur me shkelje disiplinore të gjyqtarëve, janë administruar rregullisht dhe do t’i përcillen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, menjëherë me krijimin e këtij institucioni.” thuhet në njoftimin e KLGJ.

Të fundit

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Lajme të tjera

Web TV