Linja ajrore Kosovë-Serbi/ Trump: Fitore e madhe, iu mbyll goja skeptikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për vendosjen e fluturimeve direkte mes dy vendeve është cilësuar një fitore e madhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

Përmes një postimi në Twitter, Trump shkruan se: “Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.”


Duke iu referuar kësaj marrëveshjeje, Trump falënderoi ambasadorin Robert O’Brien, këshilltarin i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell.

Marrëveshja

Diplomatët amerikanë, ishin ata që ndërmjetësuan nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Kjo është një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve jo vetëm ekonomike, por edhe politike midis dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Milun Trivunac, sekretar shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në ambasadën amerikane në Berlin.

Të pranishëm ishin ambasadori i SHBA në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi si dhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien./Fjala.al/

Të fundit

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë...

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës...

Dyshimet për sabotim, shtatë të vdekur nga shembja e urës në Rusi

Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus të Bryansk. Siç njoftoi guvernatori rajonal...

Durrës/ Motori fiket në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji...

“Ma ka mbyll derën baba”, Sula: Berisha, makinë e vjetër!

Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të fundit politike në vend. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV