Vendimi i çuditshëm i qeverisë për armët e dëmtimit në masë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Nga Leonard Veizi-

Për së fundmi, Qeveria shqiptare ka miratuar strategjinë kombëtare për mospërhapjen e armëve të dëmtimit në masë. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, – thotë vendimi – Miratohet Strategjia Kombëtare për Mospërhapjen e Armëve të Dëmtimit në Masë dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Madje për zbatimin e këtij vendimi qeverisa ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes, për të vazhduar më pas me Ministrinë e  Brendshme, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shërbimi Informativ i Shtetit.

Në pamje të parë lajmi duket evaziv. A është fjala për armë që i kemi dhe nuk duhet t’i shpërndajmë? Apo të pretendojmë që të mos i shpërndajnë nëse na vijnë armë të tilla.

Pyetjet e tjera të radhës janë: Cilat quhen armë të dëmtimit në masë dhe a ka Shqipëria armë të tilla në depot e saj të ushtrisë?

Në ndihmë më vjen një intervistë e marrë disa vite më parë Enver Osmanit, ish-shef i kimisë së divizionit të Tiranës dhe më pas ish-shefi i Kimisë së Bazës së Ushtrisë.

Ushtria shqiptare ka pasur lëndë helmuese si: “Zarin”, “Iprit”, “Acid Cianidrik”, etj. Këto lëndë më tepër kanë shërbyer për eksperimentime, por jo për t’u përdorur si armë kimike. Madje dhe eksperimentet bëheshin në kushte laboratori me mace e lepuj. Ndërkohë janë përdoruar edhe për stërvitje të kufizuar me trupa, pra asnjëherë me rezervistë, por me trupa të specializuar për armët e dëmtimit në masë. Edhe në ato raste kur është bërë stërvitje me trupa, është përdorur “Iprit” i holluar në masën 5 për qind, pra i dobët fare. Gjithsesi edhe kaq i holluar sërish këto lëndë helmuese përbëjnë rrezik të vërtetë”, është shprehur ish ushtaraku madhor i ushtrisë shqiptare, i cili ka marrë pjesë drejtpërdrejt në demontimin e tyre.

Lexo edhe :  Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Sipas intervistës së Enver Osmanit botuar në 6 nëntor 2013 në gazetën Shekulli: “Pas vitit 2000 në Shqipëri është bërë asgjësimi i një sasie të konsiderueshme të lëndës helmuese “Klorpikrinë”. Këtë proces e ka kryer një kompani zvicerane në bashkëpunim me laboratorin e kimisë së ushtrisë. Më pas sipas marrëveshje së qeverisë Shqiptare dhe asaj të Shteteve të Bashkuara u bë i mundur asgjësimi i LHL-ve që ndodheshin në Bazën e Furnizimit të Ushtrisë nga një kompani e specializuar amerikane. Gjatë këtij procesi të ndërlikuar nuk ka pasur asnjë problem shqetësues, nuk ka pasur persona të dëmtuar madje nuk ka pasur as ndotje të terrenit. Aktualisht falë kësaj pune të bërë nga kjo kompani në Shqipëri nuk ka më LHL, ndërkohë që nga inxhinierët kimistë është fituar një përvojë në asgjësimin e tyre”.

Thënë shkurt, në Shqipëri nuk ka më lëndë helmuese luftarake, e për rrjedhojë as armë të dëmtimit në masë, ky më kryesorja është bomba bërthamore.

I kontaktuar nga FJALA, koloneli në pension Pëllumb Zaimi konfirmon faktin se ushtria shqiptare nuk disponon armë të dëmtimit në masë. Për më tepër as që është diskutuar ndonjëherë futja e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Padyshim, ushtria shqiptare e para viteve ’90, e ngarkuar për së tepërmi me tanke, avionë, raketa dhe artileri kundërajrore, çuditërisht nuk ka pasur në përdorimin e saj as “armë kimike”, por thjesht vetëm Lëndë Helmuese Luftarake. Madje dhe ato në një kontroll tepër të rreptë, për të mos dalë nga depot e rezervuarët as dhe një gram pa vulë e firmë nga Ministria e Mbrojtjes.

Lëndët Helmuese Luftarake të koduara teknikisht si LHL, kanë ardhur në vitet ‘50-’60 nga Rusia dhe Kina.

Leonard Veizi/Fjala.al/

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV