Lubonja: Krimi e ka vënë përfund shoqërinë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatos Lubonja thotë se në Shqipëri mafia ka shtetin e vet. Ndryshe nga vendet e tjera si Italia, ku shteti ka mafien e vet si Camorra apo Ndragheta Lubonja deklaron se në Shqipëri ndodh e kundërta.

Analisti Lubonja analizoi ngjarjen e fundit ku përflitet emri i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, si një zyrtar që merr drogë. Për të, ky nuk është fenomen i veçuar dhe nis nga ekonomia.

Jam i mendimit që nuk duhet parë si një fenomen i veçuar, në kuptimin që ndodhi atje në Bulqizë diçka, një njeri, një kryetar bashkie qëlloi që merr drogë, por duhet parë në kontekstin e gjithë zhvillimeve politike, ekonomike të Shqipërisë, demokracisë etj dhe me një formulë që mund ta përmbledhë pak a shumë problemin do ta quaja kështu: çdo shtet thonë që ka mafien e vetë, p.sh. në Itali thuhet që është Ndragheta, është mafia në Sicili, Camorra, ndërsa ajo që na del duke parë gjithë këtë pushtetin lokal, qendror dhe ekonominë e gjithçka, është kjo që për Shqipërinë mund të thuhet që nëse atje shtetet kanë mafien në tyre në Shqipëria mafia ka shtetin e vet. Ky është problemi.

Këtu është mafia që ka shtetin e vet dhe këtu ndahem pak nga ata që e mendojnë duke reduktuar sikur partia, kryetari i partisë që i ka zgjedhur, pse i ka zgjedhur, domethënë shpeshherë personalizohet dhe thuhet që Rama i ka zgjedhur këta. Padyshim ai mund të ketë një prirje për të marrë vota se këta marrin votat por unë nuk përjashtoj dhe anën tjetër të medaljes që është fakti se këta janë njerëz aktivë. Nuk janë njerëz pasivë që i zgjodhi partia dhe i gjeti atje. Këta janë dhe aktivë.

Fillimisht me korrupsionin e tyre, me paratë që kishin, kanë shkuar, kanë blerë dhe ne kemi këtu një klasë politike përgjithësisht dhe pastaj të dalim tek faza Rama e cila historikisht dhe jo vetëm në Bulqizë, por edhe në Tiranë, ku politikanët marrin një rrogë modeste, normale 1 mijë euro, 1500 euro për shërbimin që i bëjnë publikut dhe paguhen njëkohësisht me vila, me shifra të pallogaritshme nga këta lloj njerëzish. Pyetja është thjesht për kë do punojnë këta për rrogën 1 mijë euro apo për 100 mijë euro apo për vilat. Këtu është bashkëpunimi i të dy palëve që kanë ndërtuar një shtet të mafies, ku mafia ka shtetin e vetë, ku fus dhe policinë, fus shumë, fus gjyqtarët që janë pasuruar me këta njerëz, avokatët, s’po flas për politikanët”, deklaroi Lubonja në “Real Story”.

Të fundit

Filmi i ‘Borëbardhës’ po urrehet nga e gjithë bota, por përse?

Filmi i ri “Snow White,” që është një ripërpunim i filmit klasik të animuar të Disney-t, ka shkaktuar shumë...

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar/ Mbi 1 000 viktima nga tërmeti

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Mianmarin ka kaluar mbi 1 000, ndërkohë që ka rreth 2 370 të plagosur,...

Qeveria mbyll Tik-Tok/ Rreziqet që vijnë nga përdorimi i VPN

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në komunikimin e tij në platformën ‘Sy m’sy’ ka njoftuar se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për...

Niveli i listave të mbyllura PS dhe PD, si qesëndia e Saramagos

Nga Ben Andoni Listës i mungon vetëm paradoksi, sepse kryetarët dalin në terren dhe flasin sikur të mos jenë përballë shqiptarëve që i kanë nanuritur...

Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafes në Shqipëri?

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Lajme të tjera

Web TV