Videoja me kokainë, Alla i Bulqizës do të hetohet nga SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, të emëruar nga Edi Rama, i cili është filmuar duke pirë kokainë. Pas publikimit të videos ku duket Alla duke konsumuar drogë, është vendosur që të nisin hetimet ndaj tij. Çështja penale është hapur nga prokuroria speciale e antikorrupsionit e njohur si SPAK. Pas publikimeve në media të pamjeve filmike, prokurorët kanë nisur një hetim kryesisht, duke kërkuar edhe materiale shtesë.

Në ditët në vijim pritet që të merret edhe një vendim për ecurinë e procedurave hetimore për rastin në fjalë. Video ku shfaqet kryebashkiaku socialist i Bulqizës duke konsumuar kokainë u tha se gjendej prej shumë ditësh në duart e disa personave, por askujt nuk i shkoi mendja se bëhej fjalë për Allën.

Ndonëse ky i fundit u bë i njohur shumë kohë më parë si i ati i një të riu që u arrestua me drogë, arrestim që në fakt e përfshi edhe ish-kryebashkiakun tjetër socialist që sipas të dhënave ishte njeri i afërt i Allës. Pas daljes së videos, një valë reagimesh vërshuan në media ndërkohë që vetë kryebashkiaku ka akuzuar PD-në si montazhieren e këtij rasti.

Tashmë do të jenë prokurorët e SPAK ata që do të vendosin se çfarë ndodh vërtet në rastin Alla, duke sjellë kështu edhe një model për rastet e tjera që në fakt janë të panumërta ku njerëz që drejtojnë nëpër bashki, prefektura, polici apo edhe sektorë të tjerë janë të vënë nën akuza të tilla.

Reagimi i vetë Allës   

“Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale.

Lexo edhe :  Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Por, është akoma më kriminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike. Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre ju është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!

Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast. Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh”! n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

‘DASH mbështet drejtësinë’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita...

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë për...

Lajme të tjera

Web TV