Shpesh herë kafshët kanë tendencë për të nuhatur në pjesët intime të një personi. Në disa raste kjo ka bërë që të shkaktojë situata të pakëndshme pasi kafshët nuk duan t’ia dinë dhe e bëjnë këtë veprim edhe në publik.
Disa do mendojnë se kafshët nuk janë të trajnuara por në të vërtetë kafshët nuhasin për arsye të tjera. Më shpesh janë qentë ata, të cilët nuhasin persona të ndryshëm dhe këtë e bëjnë me instinkt.
Ndryshe nga njerëzit të cilët mund të marrin informacione për njëri-tjetrin duke përdorur komunikimin, kafshët përdorin pikërisht nuhatjen për tu informuar në lidhje më një person. Këtë gjë ata e bëjnë edhe brenda llojit të tyre jo vetëm me njerëzit.
Kjo është vërtet e sikletshme por kafshët, sidomos ato të cilat kanë të zhvilluara nuhatjen nuk kanë formë tjetër për të kuptuar se me kë kanë të bëjnë./Fjala.al