Një shqiptar në Tottenham? Ja kush mund ta zëvendësojë Harry Kane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Tottenham është duke kërkuar për një zëvendësim të mundshëm të sulmuesit Harry Kane, pasi ky i fundit ka marrë një dëmtim shumë të rëndë e nuk mund të luajë momentalisht.

Jose Mourinho është duke vështruar me kujdes lojtarin që i duhet, por refuzimet për kalim në klubin e drejtuar prej portugezit kanë qenë të shumta. Për këtë arsye tekniku i Tottenham duket se është duke marrë në konsideratë shqiptarin Vedat Muriqi. Lojtari i  kombëtares kosovare është mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë nga “Spurs”, të cilët e kanë kërkuar dhe më parë atë.

Duket se nevoja emergjente për të zëvendësuar kapitenin e klubit londinez ka bërë që këta të fundit të interesohen sërish për kalimin e 25-vjeçarit shqiptar në Premierë Ligë.

Ky lajm u bë publik fillimisht nga mediet turke e më pas edhe nga ato angleze, të cilat kanë shkruar edhe për shifrat. Për Muriqin janë ofruar 20 milionë paund në mënyrë që klubi turk të pranojë ta shesë. Ndërkohë, rikujtojmë se ai ka shënuar plot 11 gola në 17 ndeshe të skuadrës së Fenerbahces./Fjala.al/

Të fundit

Termometri shënon 43 gradë celcius, si po i përballojnë qytetarët temperaturat ekstreme

Shqipëria po përjeton një valë të nxehti ekstrem, me temperaturat që gjatë mesditës kanë arritur deri në 43 gradë...

Fanfarë dajash dhe tezesh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë publike brenda aleancës elektorale mes...

Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një...

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e Madhe. Kjo do të përfaqësonte...

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë...

Lajme të tjera

Web TV