Tërmeti/ Rama: Jemi pranë popullit turk, Zoti iu dhëntë forcë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krerët e shtetit shqiptar kanë shprehur solidaritetin për Turqinë e cila u prek nga një tërmet shkatërrimtar mbrëmjen e djeshme. Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë shprehur mbështetjen e tyre për Turqinë, teksa theksojnë se shqiptarët janë pranë popullit turk. Përmes një mesazhi në Tëitter, Rama shpreh mbështetjen e tij ndaj popullit turk në këto momente të vështira.

Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Rama.

Xhaçka: Solidaritet me Turqinë, s’e harrojmë ndihmën e tyre

Gjithashtu edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit tragjik që preku Turqinë ku la pas deri më tani 20 viktima. Xhaçka kujton solidaritetin dhe ndihmën e popullit turk kur Shqipëria po kalonte të njëjtën situatë tragjedie ndërsa për situatën e ka cilësuar si të tmerrshme. “Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkruan ministrja Xhaçka.

Tërmeti/ Meta: Jemi të tronditur, shqiptarët në krah të Turqisë mike

Kreu i shtetit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave nga tërmeti shkatërrimtar, që goditi Turqinë dhe që deri më tani u ka marrë jetën 20 personave.

Meta uron për shërim sa më të të shpejtë personave të plagosur, ndërsa lutet që të mos ketë të tjera jetë të humbura.

Sipas Metës, në këto momente të vështira, populli shqiptar është në krah të Turqisë mike. “Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike! ????”, shkruan Meta në Facebook’.

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi/ Shkon në 20 numri i viktimave

Tërmeti me madhësi 6.8 rihter që goditi mbrëmë Turqinë shkaktoi viktima dhe shumë dëme materiale.

Numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 20, ndërsa janë plagosur më shumë se 1015 . Nën rrënoja mësohet se janë bllokuar rreth 30 persona.

Lexo edhe :  Gjokutaj bën rolin e këshilltarit: Ju tregoj ç'duhet të bëjë opozita

Ekipet e shpëtimit kanë zbritur në terren, veçanërisht në zonat e prekura më shumë nga tërmeti. Ata kanë punuar gjatë gjithë natës dhe në mes të ftohtit. Nga ana tjetër, qindra banorë kanë mbetur pa shtëpi ose u janë dëmtuar shtëpitë, transmeton TRT.

Një person u nxor nga rrënojat, ndërsa 30 të tjerë mendohet se kanë mbetur brenda strukturave të rrëzuara nga tërmeti.  Rreth 30 ndërtesa janë shembur sipas ministrit të Mjedisit, Murat Kurum. Ndërsa Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkroi në Twitter se po merren të gjitha masat për të “siguruar që tërmeti që ndodhi në Elazig dhe u ndje në shumë qytete të tjera të kapërcehet me më pak humbje”.

Dy tërmete të tjera në Turqi, dalin videot kur ndërtesat lëkunden frikshëm

Pas tërmetit me magnitutë 6.8 që u regjistrua rreth orës 19:00, Turqia është goditur edhe nga dy tërmete të tjera të fuqishme me magnitutë 5.4 dhe 5.1. Dy tërmetet e fundit konsiderohen pasgoditje të tërmetit të parë.

Disa ndërtesa raportohet se janë rrëzuar në juglindje të vendit, ndërsa Hulusi Akar, ministër i Mbrojtjes, deklaroi se është i lartë rreziku që në atë zonë të ketë edhe viktima.

Por ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu konfirmon se janë 4 viktima.

Ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për nxjerrjen e personave që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Ndërkohë, qytetarë të shumtë kanë publikuar video që tregojnë momentet kur ndërtesat lëkundeshin frikshëm si pasojë e tërmetit të fuqishëm. Lëkundjet janë regjistruar edhe në studiot e emisioneve që ishin drejtpërdrejtë.

 

Të fundit

Dhimitër Anagnosti, kineasti me karrierë të ndritur

Nga Leonard Veizi Ai nuk është më... fizikisht. Sepse u largua nga kjo jetë pikërisht datën e 1 shtatorit 2025,...

“Plejadës së artistëve iu shkëput një yll”, Begaj reagon për vdekjen e Dhimitër Anagnosti

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. “Plejadës së artistëve të...

Trump u përgjigjet thashethemeve për gjendjen shëndetësore të tij

Presidenti amerikan Donald Trump, reagoi të dielën ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se...

Shuhet Dhimitër Anagnosti/Rama: Babai i kinemasë shqiptare! U prehsh në paqe Grand Master

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnostit. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë e cilëson Anagnostin si...

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD,...

Lajme të tjera

Web TV