Tirana-Luftëtari, dalin formacionet zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pak minutash në stadiumin Selman Stërmasi do të luhet ndeshja midis skuadrës së Tiranës dhe asaj të Luftëtarit.

Ky takim është i vlefshëm për javën e 19-të të Kategorisë Superiore, duke pasur rol jetësor për të dyja këto skuadra.

Kryeqytetasit e drejtuar nga Emmanuel Egbo do kërkojnë fitoren e pestë radhazi në mënyrë që të kalojnë në vend të parë, megjithatë duhet theksuar se për ta arrirë atë bardhebluve u duhet edhe humbja e skuadrës së Kukësit.

Ndërsa, Luftëtari i vendit të parafundit duhet të marrë disa fitore të njëpasnjëshme në mënyrë që t’i shpëtojë rrëzimit nga kategoria. Rikujtojmë se takimi i javës së 18-të me Kukësin pati një sërë akuzash, pasi sipas skuadrës së Gjirokastrës atyre iu anulua një gol dhe iu mohua një penallti.

Ndërkohë, trajnerët kanë vendosur edhe formacionet më të cilët do të luajnë në këtë përballje.

Formacionet Zyrtare:

TIRANA: Lika, Doka, Osmani, Muça, Hoxhallari, Batha, Celhaka, Kobina, Kale, Muçi, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

LUFTËTARI: Qyrani, Dragashi, , Isufi, Kukaj, Demo, Dushkaj, Açka, Qato, Lika,  Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli/Fjala.al/

Të fundit

Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm

Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani...

Shërbimet, rriten me 11.3% shitjet për pasuritë e paluajtshme, ia kalojnë edhe turizmit

Rritje të fortë kanë shënuar dhe pagat, ku kryeson sektori i hotelerisë dhe pasurive të paluajtshme, me 26.2%, i ndjekur nga transporti me 14.9%...

A ekziston një “buton bërthamor” për të shkaktuar luftë bërthamore?

Cila është procedura për nisjen e një sulmi bërthamor? Nuk ka buton të kuq (dhe nuk ka buton as në çantë). Disa mund ta kujtojnë:...

Al Pacino bëhet ylli i parë i filmit që takon Papa Leonin XIV

Aktori, i cili ndodhet në Itali për të xhiruar një film rreth vëllezërve Maserati, pati një audiencë zyrtare me Papën, së bashku me producentin...

“Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar”

Shqipëria është pozicionuar krah Izraelit në luftën ndaj Iranit, për arsye historike të ditura, por edhe për shkak se vendi ynë strehon muxhahedinët, kundërshtarët...

Lajme të tjera

Web TV