E dhunoi për 13 vite, gruaja kërkon lirimin e bashkëshortit nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hana Zela, 43-vjeç nënë e dy fëmijëve të cilat ajo po i rrit e vetme dhe me shumë sakrifica, pasi i shoqi është duke vuajtur dënimin për dhunën e ushtruar ndaj saj për gjatë 13 viteve.

E ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, Hana tregoi bashkëjetesën me bashkëshortin e dhunshëm dhe arsyen përse kishte shkuar përsëri. Ajo u shpreh se kishte vendosur të falte burrin dhe të rikthehej në shtëpi pasi ndjen dhembshuri për të dhe se ai vuan nga një sëmundje mendore.

Ajo shpjegoi se arsyeja që ai nuk ka mundur dot të kujdeset për familjen e tij është pasi vuan nga kjo sëmundje dhe nuk i kontrolloj dot veprimet e tija.

Kërkesës së Hanës për rikthimin e bashkëshortit, Gjyqtari i është përgjigjur me argumentin se i duhet të kalojë dhe një vit në mjekim. Ajo u bëri thirrje se kërkon kthimin e tij pasi ka besim se nën efektin e ilaçeve do të jetë i lumtur pranë familjes.

Rrëfimi i Hanës:

Hana Zela: Me mblesëri u njoha me burrin, m’u duk moshë e pjekur, u takuam një herë dhe vendosa vetë për martesën. E zbulova që vuante nga shëndeti mendor pas 1 viti. Ai bërtiste, thyente gjërat e shtëpisë, sa e kuptova jam interesuar dhe e kam çuar te spitali, tek 5. Në fillim merrte mjekim, pastaj familja s’e çonte më. Shenjat e para i ka pasur që kur është ndarë nga gruaja e parë, është bërë më keq.

E dija që kishte qenë i martuar, por që ishte në atë gjendje nuk e dija. Sipas familjes, vetëm një herë ka marrë mjekim. Unë jam interesuar jashtë mase, më shumë jam marrë me të se me veten time. Mjekët më thonin që ai bën vetë, ta bën ty nga inati. Sipas mjekëve, tani më thonë që ka çrregullime psikike, vuan nga ankthi dhe është agresivë. E çoja në spital kushedi sa herë, e mbanin një javë e ma sillnin prapë në shpi. Ilaçet ia jepja vetë rregullisht. E kapi ankthi këto ditët e fundit më shumë, i dukej sikur do vdiste, u bë më keq. Jam munduar ta lë, por se lija dot, jam larguar disa herë nga familja, por prapë jam rikthyer se më vjen shumë keq. Ka mbi 10 shtrime tek spitali nr 5, por ai kishte përkeqësime gjithmonë. Ia jepja ilaçet 3 herë në ditë. Edhe me komshinjtë bënte fjalë.

Unë i bërtisja se s’doja të kishte debate me komshinjtë. Fëmijët janë të trembur, të frikësuar shumë. Në familje s’kishte kush të kujdesej për të, i ati i sëmurë, është rritur me njerkën, e cila dhe ajo ishte vetë e sëmurë. Kur ishin motrat këtu kujdeseshin ato, tani janë shumë larg. Familja ime më ka thënë ta lë, por unë se lë dot, sepse e kam dashur shumë dhe më vjen shumë keq. Ai ka qenë njeri shumë i mirë, pavarësisht se sëmundja e ka bërë në atë gjendje. E kam denoncuar 5-6 herë në polici, herën e fundit isha shumë e lodhur dhe iu thashë jo në burg, ai ka nevojë për spital, nuk doja të përfundonte kështu.

Evis Ahmeti: Ti e di sa të rrezikohet jeta, nëse ai kthehet në familje?

Zela: Po e di po dua të rikthehet.

Evis Ahmeti: Po jeta e fëmijëve?

Hana Zela: E di, po ç’të bëj. I çoj fëmijët atje ta takojnë çdo muaj, por ai do shumë të rikthehet, thotë se e ka marrë malli, me fëmijët sillet shumë mirë, s’di si do reagojë kur të kthehet në shtëpi.

Hana Zela: Unë s’jam dakord, ka një gjë që më shtyn se s’dua të lë më atje ku është. Ai kur e takoj më thotë ta nxjerr që atje, s’mund të qëndrojë më atje./Fjala.al

Të fundit

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fundvit

Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fund-vit. Matjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në...

Nuk i lë vend imagjinatës/ Urimi ‘i nxehtë’ i Paris Hilton për Krishtlindje

Në vigjiljen e Krishtlindjes, Paris Hilton i la pak imagjinatës në xhirimet e saj për festat e fundvitit. Trashëgimtarja 43-vjeçare e hotelit u filmua në...

Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë për sa i përket gjobave për drejtimin e mjeteve

Shqipëria ka nivelet e gjobave më të ulëta në Europë për shpejtësinë, me vetëm 9.50 euro. Vendi ynë renditet i pesti më pak i...

Reshje bore dhe ulje temperaturash, IGJEUM: Në zonat malore vështirësi në qarkullim

Instituti i Gjeoshkencave, ka bërë të ditur se të mërkurën pasdite dhe nesër, reshjet e dëborës do të përfshijnë zonat në Veri, në Lindje...

Ja se cila është kënga më e dëgjuar për këtë vit në aplikacionin TikTok

Kënga “Forever Young” e grupit gjerman Alphaville, nga viti 1984, ka arritur suksesin më të madh në TikTok gjatë këtij viti, ndërsa përdorimi i...

Lajme të tjera

Web TV