Logo e NBA, peticion për të vendosur siluetën e Kobe Bryant

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vdekjes tragjike të yllit të basketbollit Kobe Bryant  nga rrëzim i helikopterit,ku ai ishte duke udhëtuar me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 persona të tjerë, ku duhet theksuar se nuk arriti të mbijetonte asnjë, të shumtë janë ata që kanë kërkuar që në logon e NBA të vendoset silueta e legjendës së Lakers.

Lojtarë, trajnerë, gazetarë dhe tifozë të shumtë të basketbollit janë duke kërkuar zëvendësimin e siluetës së Jerry West me atë të Kobe Bryant.

Ky lajm u bë publik nga media spanjolle e sportit Marca, ku shtohet edhe se është filluar me mbledhjen e firmave.

Skuadrat janë duke marrë shembullin e Dallas Mavericks që e tërhoqën numrin 24 në kujtim të Bryant. Ata kanë sugjeruar që Giannis Antetokounmpo, në lojërat që “All Star” do zhvillojnë në Chicago në 2020-ën të luajnë me numrin 8 dhe “LeBron James” të luajnë me numrin 24.

Po ashtu në këtë shkrim shtohet edhe se është propozuar që All-Star MVP të riemërohej në çmimin e quajtur Kobe Bryant,kjo pasi ai është lojtari që e ka fituar atë në shumicën e rasteve plot 4 herë së bashku me Bob Petit./Fjala.al/

Të fundit

“Gara nuk ishte e barabartë!” Çfarë shkroi sot Fatmir Xhafaj për zgjedhjet?

Fatmir Xhafaj do të jetë sërish në Parlament, pasi ishte një nga më të votuarit në listën e hapur...

Hida, studentja e Mjekësisë që fitoi vendin e dytë për punim shkencor në Turqi

Rrëmbeu çmimin e dytë pak ditë më parë në Turqi në një konferencën ndërkombëtare të studentëve të mjekësisë. Prezantimi i saj oral për “Nivelet...

Papa i ri na jep lajmin e keq: Vatikani nuk e njeh Kosovën, por…

Papa Leon i katërmbëdhjetë emëroi Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë. Kështu raporton media e Vatikanit, që saktëson...

Po mbyteshin në det, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

Një operacion i suksesshëm nga djemtë dhe vajzat tona të Forcës Detare u regjistrua sot në Detin Egje. Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të...

U fundos para 170 vitesh, zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX

Pas gati 170 vitesh të zhdukur nën ujërat e trazuara të bregdetit të Australisë Jugore, arkeologët detarë kanë zbuluar rrënojat e anijes tregtare holandeze...

Lajme të tjera

Web TV